⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,872 ▼ -0.08% ETH $2,241 ▲ +0.01% XRP $1.1610 ▼ -2.15% SOL $89.7600 ▼ -0.41%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

IRLANDË – BE kërcënon Rusinë me sanksione të reja pas incidentit me dronin në Lajpcig

WICKLOW (Irlandë), 2 shtator /ATSH-DPA/ – Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë filluar konsultimet se si t’u përgjigjen akuzave gjermane se Rusia qëndron pas një sulmi të dështuar që përfshin një dron të mbushur me eksploziv në aeroportin e Lajpcigut.

”Në tryezë janë sanksione ndaj 1 600 individëve dhe kompanive të tjera të lidhura me kompleksin ushtarako-industrial të Rusisë”, tha sot diplomatja e lartë e BE-së Kaja Kallas gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së në Wicklow.

”Mund të shtohen edhe më shumë”, tha ajo.

BE-ja ka rënë dakord tashmë për 21 paketa sanksionesh ndaj Rusisë që nga fillimi i pushtimit të saj të plotë të Ukrainës në vitin 2022.

Sanksionet e BE-së ndaj Rusisë kanë për qëllim të pengojnë aftësinë ekonomike dhe ushtarake të Rusisë për të vazhduar luftën e saj kundër Ukrainës.

Masat kanë për qëllim të dobësojnë aftësinë ekonomike dhe ushtarake të Rusisë për të vazhduar luftën.

Kallas kishte njoftuar punën për masa të reja ndëshkuese në gusht, përpara se Gjermania të fajësonte publikisht Rusinë të martën për tentativën e sulmit me dron në aeroportin e Lajpcigut.

Ministrat e Jashtëm të BE-së shprehën solidaritetin e tyre me Gjermaninë.

Kallas tha se incidente si ai në Lajpcig mund të shërbejnë si “thirrje zgjimi” se “nëse duam t’i japim fund kësaj lufte, të gjithë duhet të përqendrojmë përpjekjet tona”.

Ministrat pritet gjithashtu të diskutojnë mbështetjen e mëtejshme për Ukrainën, duke përfshirë mbrojtjen ajrore, përgatitjet për dimrin e ardhshëm dhe financimin për ndihmë shtesë, si dhe përdorimin e mundshëm të aseteve të ngrira ruse.

Ministrat e Jashtëm të Ukrainës, Britanisë së Madhe, Kanadasë, Norvegjisë, Islandës dhe Zvicrës udhëtuan gjithashtu në Irlandë për të marrë pjesë në bisedimet mbi ndihmën për Ukrainën.

Përveç kësaj, ministrat e BE-së pritet të diskutojnë zhvillimet në Lindjen e Mesme./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.