☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 102.01 ▲2.11%
ARI 4,067 ▼0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,764 ▲ +0.39% ETH $2,340 ▲ +0.03% XRP $1.3160 ▼ -0.16% SOL $101.5900 ▲ +0.5%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 102.01 ▲2.11 % ARI 4,067 ▼0.18 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 102.01 ▲2.11 % ARI 4,067 ▼0.18 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Bota

IRLANDË – Von der Leyen: BE-ja bën më shumë se kushdo tjetër për Gazën

KORK, 3 korrik /ATSH -DPA/ – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se Bashkimi Evropian është donatori më i madh i ndihmës për popullin palestinez, duke kundërshtuar akuzat se Komisioni po vonon marrjen e masave ndaj Izraelit.

Gjatë një konference për shtyp në Cork, ku nisi presidenca gjashtëmujore e Këshilli i Bashkimit Evropian nga Irlanda, von der Leyen tha se “askush nuk bën më shumë se BE-ja” për Gazën. Sipas saj, që nga tetori i vitit 2023, BE-ja ka ndarë mbi 2,7 miliardë euro ndihmë humanitare dhe mbështetje buxhetore për palestinezët, ka organizuar 85 fluturime humanitare dhe ka dërguar më shumë se 5 600 tonë furnizime jetike.

Ajo theksoi se zgjerimi i vazhdueshëm i vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor është “plotësisht i papranueshëm”, ndërsa dhuna e përdorur për këtë qëllim është “e neveritshme”.

Von der Leyen sqaroi se propozimi për pezullimin e preferencave tregtare në kuadër të Marrëveshjes së Asociimit BE-Izrael është paraqitur nga Komisioni rreth 10 muaj më parë, por tani vendimi u takon shteteve anëtare, të cilat duhet ta miratojnë me shumicë të cilësuar.

Ajo shtoi se shumë vende anëtare kanë propozuar vendosjen e sanksioneve ndaj ministrit izraelit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, por deri tani nuk është arritur konsensus.

Presidentja e Komisionit pranoi gjithashtu se vazhdojnë problemet teknike me sistemin e ri evropian të hyrje-daljeve (EES), i cili ka shkaktuar radhë të gjata në aeroporte dhe porte, duke shtuar se nevojitet ende punë për zgjidhjen e tyre në bashkëpunim me shtetet anëtare.

E pyetur për mundësinë e vendosjes së kufizimeve për përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit, von der Leyen tha se pret një raport ekspertësh më 13 korrik, mbi bazën e të cilit Komisioni do të hartojë një propozim ligjor në nivel të Bashkimit Evropian.

Nga ana e tij, kryeministri irlandez Micheál Martin deklaroi se gjatë presidencës së saj, Irlanda do të punojë për të forcuar rolin e BE-së si aktor global i bazuar në parime, duke përfshirë përpjekjet për paqe në Lindjen e Mesme. /Ad.Ab./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.