Ironia e jetës, shihni çfarë i ka ndodhur vrasësit të bandës së Escobarit
John Jairo Velasquez Vasquez, alias “Popeye”, ish-shefi i vrasësve të trafikantit të famshëm të drogës, Pablo Escobar, ka ndjerë në kurrizin e tij pasigurinë.
Ai ka qenë viktimë e një sulmi në qytetin e Medellin.
“Popeye”, i cili në kohën e grabitjes ishte duke udhëtuar me automjetin e tij në një nga lagjet kryesore të qytetit, ëshët sulmuar nga dy persona me motor.
Sipas denoncimit të bërë në polici, kriminelët i morën një palë syze të shtrenjta, një telefon celular dhe një byzylyk ari.
Ish-shefi i vrasësve të “legjendarit Patron”, raportoi vjedhjen në llogarinë e tij në Twitter, ku tha se nuk është hera e parë që ai përballet me kriminelët dhe kritikoi ashpër autoritetet e Medellin.
Ai gjithashtu kërkoi që të kthehet mbajtja e armëve, ne menyre që kolumbianët të mbrohen nga kriminelët.
Nga ana e tij, kryetari i bashkisë së Medellin, Federico Gutiérrez, ka reaguar ndaj “Popeye” duke thënë se ai nuk ka autoritet moral për të kritikuar autoritetet.
“Është e tmerrshme që dikush që ka bërë aq shumë dëme, sot të japë leksione morali. Ne luftojmë paligjshmërinë që ai vetë ndërtoi”, tha kryetari i cituar nga mediat lokale.