☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.80 ▲0.68%
ARI 4,206 ▼1.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,502 ▼ -2.07% ETH $1,630 ▼ -2.26% XRP $1.1203 ▼ -2.97% SOL $64.5100 ▼ -2.11%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.80 ▲0.68 % ARI 4,206 ▼1.89 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.80 ▲0.68 % ARI 4,206 ▼1.89 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Bota

Ish-kёshilltari i sigurisё Michael Flynn pranon fajin nё aferёn me Rusinё

Ish-i besuari i presidentit Donald Trump ёshtё akuzuar nga drejtёsia e SHBA-sё pёr dёshmi tё reme lidhur me kontaktet e tij me Rusinё.

Ish-kёshilltari i presidentit tё SHBA-sё Donald Trump, Michael Flynn, ka deklaruar pranimin e fajit, qё FBI nё valёn e aferёs me Rusinё nuk ka thёnё tё vёrtetёn, sikurse pati deponuar nё Gjykatёn Federale nё Uashington. Ish i besuari i Trumpit kritikohet pёr kontaktet me Rusinё dhe pёr kёtё arsye pak javё pas marrjes sё postit iu desh tё japё dorёheqjen.

Telefonatё me ambasadrin rus

Konkretisht bёhet fjalё pёr deshminё, qё ka dhёnё Michael Flynn lidhur me bisedat e tij me ambasadorin rus Sergej Kisljak. Ish-gjenerali ka telefonuar me Kisljakun nё dhjetor 2016, pak javё para ardhjes nё detyrё tё qeverisё sё presidentit Trump.

Lidhur me kёtё telefonatё Flynn ka “dhёnё me vetёdije deklarata fiktive dhe tё reme”, thuhet nё njё dokument tё hetuesit special Robert Müller.

Shtёpia e bardhё: Pranimi i Flynn ka tё bёjё vetёm me atё vet

Mueller heton pistёn e dyshimit, se Rusia e ka influencuar zgjedhjen e  Donald Trump president tё SHBA-sё dhe mund tё ketё pasur marrёveshje tё fshehta me bashkёpunёtorё nga ekipi i tij elektoral.  Trump dhe qeveria nё Moskё e mohojnё kёtё.

Pas pranimit tё Flynn-it shtёpia e bardhё e paraqiti pohimin e tij se ka dhёnё dёshmi tё reme si veprim tё gabuar tё tij. “Asgjё nga pranimi apo akuza nuk ka tё bёjё me kёrkёnd tjetёr veҁse me vet Flynn”, thuhet nё njё prononcim tё shtёpisё sё bardhё. Janё tё njёjtat deklarata tё  Flynn-it, qё kanё ҁuar nё dorёheqjen e tij nё shkurt. Ndёrkohё po shtohen tё dhёnat, qё Flynn mund tё ketё hyrё nё kontakt me zyrtarёt rusё nёn mandatin e personave “tё niveleve shumё tё larta” tё administratёs Trump.

Trump vihet gjithnjё e mё shumё nё fokus

Flynn ёshtё i dyti pёrfaqёsues i lartё i kampit tё Trump-it, i cili akuzohet lidhur me aferёn e Rusisё. Mё parё nё shёnjestёr tё drejtёsisё ishte ish-shefi i fushatёs elektorale Paul Manafort. Edhe kёshilltari i tij pёr politikёn e jashtme nё fushatёn elektorale, George Papadopoulos, ndёrkohё ka pranuar se ka bёrё dёshmi tё reme. Me akuzёn kundёr Flynn edhe Trump po vihet gjithnjё e mё shumё nё epiqendёr tё aferёs sё Rusisё.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.