☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,488 ▼ -2.03% ETH $2,207 ▼ -1.73% XRP $1.3341 ▼ -0.88% SOL $82.4400 ▼ -2.39%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Arte

Ish-Kinostudio, selia e re e Ministrisë së Kulturës

Ish-ambientet e Kinostudios do të jenë nga sot e tutje selia e re e Ministrisë së Kulturës. Godina që mbarti historinë e filmit shqiptar gjatë periudhës së sistemit komunist, nis sot një tjetër histori.

min-e-kultures-1Foto-APas një rikonstruksioni të plotë ajo do të jetë ‘shtëpia’ e re e Ministrisë së Kulturës, pas disa vitesh zhvendosje nga një objekt në tjetrin, ku i fundit ishte godina e njohur dikur si Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, tha se godina e re nuk do të jetë vetëm shtëpia e administratës së dikasterit, por e të gjithë aktorëve të skenës, si dhe e partnerëve ndërkombëtarë e lokalë.
“Jo më kot e kemi vendosur Ministrinë e Kulturës duke e larguar nga qendra, sepse ka një pjesë të madhe të publikut që ka gjithë të drejtën të jetë pjesë e skenës kulturore, por që nguron t’i afrohet dhe në këtë mënyrë është qendra që shkon drejt njerëzve”, tha ministrja.
min e kultures (10)Foto ADuke iu referuar simbolikës që mbart për kulturën shqiptare ish-Kinostudio, Kumbaro tha se jemi në një territor ku pak besohej se do të rikthehej fuqia e publikut. “Unë besoj shumë tek institucionet publike dhe sot ato janë në vendin e tyre për të bashkëpunuar me të gjithë aktorët e shoqërisë shqiptare”, u shpreh ajo.
Kumbaro vuri në dukje se viti 2015 do të jetë një vit me reforma konkrete në fushën e kulturës, ku spikasin projektet në fushën e trashëgimisë kulturore.
Transferimi i Ministrisë në këtë godinë erdhi pas vendimit të Këshillit të Ministrave më 30 korrik 2014, ku u vendos kalimi në përgjegjësi administrimi tek Ministria e Kulturës i pasurisë “Godina 4-katëshe, magazina e kostumografisë”, në ish-Kinostudio.
Per rikonstruksionin e godinës u angazhua arkitekti Artan Shkreli, ndërsa projekti u mbështet financiarisht nga Albafilm. Brendia e godinës ruan autenticitetin e ndërtimit dhe fizionominë që ka pasur para dëmtimit. Investime janë bërë në fasadë, duke i dhënë një tjetër imazh ndërtesës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.