Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 22 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
₿ CRYPTO
BTC $68,813 ▼ -2.25% ETH $2,082 ▼ -3.11% XRP $1.3944 ▼ -2.94% SOL $87.4800 ▼ -2.57%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
22 Mar 2026
Breaking
Bota

Ish-kreu i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit nuk ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg, përsëriti thirrjet që të gjitha palët e përfshira në luftën me Iranin të tregojnë përmbajtje dhe të rifillojnë dialogun diplomatik, duke theksuar se nuk ekziston bazë ligjore për sulmin e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Teheranit

“Sulmi ndaj Iranit nuk ka bazë në të drejtën ndërkombëtare”, tha Stoltenberg, i cili aktualisht shërben si ministër i Financave i Norvegjisë, në një intervistë për gazetën spanjolle El Pais.

Deklaratat e Stoltenbergut, i cili shërbeu si sekretar i Përgjithshëm i NATO-s nga viti 2014 deri në vitin 2024, erdhën në përgjigje të një pyetjeje nëse ai e mbështet vendimin e Spanjës për t’iu kundërvënë luftës dhe për të ndaluar përdorimin e bazave spanjolle nga ushtria amerikane për sulme të mëtejshme në Lindjen e Mesme.

Ish-kreu i NATO-s përsëriti thirrjen e Norvegjisë që palët të tregojnë përmbajtje dhe të rifillojnë sa më shpejt dialogun diplomatik për të gjetur një zgjidhje për konfliktin.

Ai gjithashtu theksoi se Norvegjia e ka dënuar qartë dhunën e regjimit iranian ndaj popullit të vet dhe ndan shqetësimet lidhur me programin bërthamor të Iranit.

I pyetur nëse NATO po kalon një nga momentet më të vështira që nga krijimi i saj në vitin 1949, ai tha se ekzistojnë sfida të rëndësishme në marrëdhëniet transatlantike.

“Por në të njëjtën kohë, duhet pranuar se Evropa po bën një përpjekje të paparë prej dekadash për të garantuar sigurinë e saj”, theksoi ai.

Stoltenbergu shtoi: “Gjithmonë kanë ekzistuar disa dallime mes aleatëve. Jam i bindur se do të mbetemi të bashkuar për të mbrojtur njëri-tjetrin.”

Sa i përket ndikimit të luftës me Iranin në ekonominë norvegjeze dhe nëse vendi do të përfitojë nga rritja e çmimeve të naftës si eksportues i madh, ai shprehu skepticizëm, duke theksuar se nuk është e qartë nëse rritja e çmimeve do ta favorizojë Norvegjinë.

“Norvegjia tani ka ekspozim të konsiderueshëm ndaj tregjeve financiare ndërkombëtare përmes fondit tonë sovran të pasurisë. Rënia e bursave po na dëmton më shumë sesa që rritja e çmimit të naftës së papërpunuar po na ndihmon”, shtoi ai.   /os/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.