☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 89.48 ▼1.15%
ARI 4,082 ▼0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,132 ▼ -5.34% ETH $2,238 ▼ -7.46% XRP $1.1983 ▼ -9.08% SOL $90.0800 ▼ -7%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 89.48 ▼1.15 % ARI 4,082 ▼0.78 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 89.48 ▼1.15 % ARI 4,082 ▼0.78 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Bota

Ish-kryepeshkopi i Kantebërit akuzon Nigel Farage për keqpërdorim të krishterimit kundër myslimanëve

Ish-kryepeshkopi i Kantebërit ka akuzuar Nigel Farage se po e keqpërdor krishterimin e Britanisë së Madhe “për të kanalizuar ndjenjat antimyslimane” dhe tha se kishte gjithashtu “disa pyetje të sikletshme” për aktivistin e ekstremit të djathtë Tomi Robinson.

Dr. Rouan Uilliams, i cili ka qenë kryepeshkop i Kantebërit për 10 vjet, deri në vitin 2012, tha se sot ekziston një “skepticizëm i pashmangshëm ndaj disa pretendimeve për bindje fetare”.

Duke folur për revistën “New Humanist”, Uilliams tha: “Dyshoj se në të vërtetë Farage dhe të tjerë duan të kanalizojnë ndjenjat antimyslimane dhe u ndihmon fakti që mund të thonë: ‘Ne jemi një shoqëri e krishterë’. Kjo i jep një lloj mbështetjeje argumentit.”

Kur u pyet se çfarë mendonte se po e nxiste nacionalizmin e krishterë në Britaninë e Madhe, Uilliams tha: “Ka shumë shkaqe të mundshme. Ankthi rreth emigracionit, antiislamizmi. Në Francë, ky ankth ka një karakter laik, por Kryqi i Shën Gjergjit ende ka një domethënie në imagjinatën angleze, e cila vazhdon të ketë një aspekt të krishterë.

“Gjëja e dytë është globalizimi i të gjithë diskursit politik. Mesazhi që jepet në takimet ndërkombëtare të konservatorëve të krishterë është se lëvizjet nacionaliste që e respektojnë veten kanë nevojë për pak teologji të injektuar në to.

“Ironikisht, për dikë si Nigel Farage, bëhet fjalë për përpjekje për të gjetur një strategji komunikimi që i mundëson të merret seriozisht edhe jashtë Anglisë. Në fund të fundit, ai shpesh nuk ndodhet këtu. Megjithatë, nëse po kërkojmë se çfarë e ushqen nacionalizmin e krishterë, mendoj se pjesërisht bëhet fjalë për kërkimin shumë të thjeshtë të dikujt për ta fajësuar.”

Udhëheqësi i Reform UK publikoi një mesazh online në Pashkë, ku shkruante: “Vlerat e krishtera mbi të cilat është ndërtuar vendi ynë janë diçka për të cilën duhet të jemi krenarë.”

Në vitin 2024, ai u kritikua pasi sugjeroi se kishte “një numër në rritje të të rinjve në këtë vend që nuk i përqafojnë vlerat britanike, madje e urrejnë pjesën më të madhe të asaj që ne përfaqësojmë”. Më pas, ai konfirmoi se po i referohej myslimanëve.

Në fillim të këtij viti, Farage kritikoi një iftar në Sheshin Trafalgar, duke e cilësuar ceremoninë fetare të prishjes së agjërimit në Londër si një “përpjekje për të marrë nën kontroll, frikësuar dhe dominuar mënyrën tonë të jetesës”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.