☁️
Tiranë 18°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,531 ▲ +0.54% ETH $2,252 ▲ +1.1% XRP $1.2484 ▲ +0.65% SOL $95.7800 ▲ +0.51%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Rajoni

Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë të Malit të Zi lirohet nga paraburgimi

Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë të Malit të Zi, Vesna Medenica, pas më shumë se gjashtë muajsh e gjysmë është liruar nga paraburgimi në Podgoricë dhe do të mbrohet në gjendje të lirë në procedurë të mëtejshme.

Vendimi për anulim është marrë nga Gjykata e Lartë pas ankimimit të avokatëve të saj në Gjykatën e Apelit kundër vendimit të mëparshëm për zgjatjen e masës së paraburgimit.

Avokati i saj, Zdravko Begoviq, tha të premten se zonjës Medenica i është ndërprerë paraburgimi pasi, siç tha ai, nuk ekziston rreziku i arratisjes së saj.

Ndërkaq, djali i saj Milosh Medenica, i cili është shpallur si pjesëmarrës i një organizate kriminale, ka mbetur në paraburgim.

Në muajin maj, Prokuroria Speciale e Shtetit ngriti aktakuzë kundër ish-kryetares së Gjykatës së Lartë, Vesna Medenica, duke e akuzuar atë si pjesë e një organizate kriminale të krijuar nga djali i saj Miloshi, njoftoi prokurori i shtetit,

Medenica, e cila kaloi 17 vjet në pozitat e larta gjyqësore në Mal të Zi, u arrestua më 17 prill në aeroportin e Podgoricës.

Ajo akuzohet se ka ndërmjetësuar në periudhën nga viti 2019 deri në vitin 2021, duke shfrytëzuar pozitën e saj zyrtare si kryetare e Gjykatës Supreme të Malit të Zi, që disa çështje që janë zhvilluar në Gjykatën e Lartë në Podgoricë, të përfundojnë në favor të disa kompanive.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.