“Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë nga Saliu”- Avokati ironizon kreun e PD: Berisha bën thirrje për protestës k
Avokati Idajet Beqiri ka komentuar protestën e dytë kombëtare të thirrur nga kreu i opozitës, Sali Berisha, për këtë të shtunë, 31 tetor, duke e cilësuar atë si një protestë pa mbështetje qytetare.
Në një intervistë për “News Line” në ABC News, Beqiri deklaroi se shqiptarët janë distancuar përfundimisht nga Berisha, ndërsa pretendoi se në tubimet e tij marrin pjesë kryesisht persona të paguar.
Ai e cilësoi ish-kryeministrin si një figurë me ndikim të dobësuar politik dhe paralajmëroi se kjo, sipas tij, do të reflektohet edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale.
“Kapitulli i misionarit të Serbisë, Sali Berisha është mbyllur një herë e përgjithmonë. Shqiptarët e kanë kuptuar Berishës, që dogji Shqipërinë. Ato protesta, që në fakt ishin një akt badinteskt nga Shqipërisë, që dhe Berisha ka dorë, morën goditjen e duhur dhe Shqipëria e shqiptarët janë ndarë njëherë e përgjithmonë me Berishën.
Ai bën thirrje për protestë kombëtare, por atje nuk i vijnë as familjarët e vet, por bandat e paguara. Fuqia e tij tashmë është zero dhe këtë do e shikojë ai akoma më mirë vetë në datën 9 maj, në zgjedhjet lokale, dhe fashisti i Ballkanit do të marrë atë drejtim që meriton”, tha avokati, Idajet Beqiri.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.