🌦️
Tiranë 11°C · Rrebesh i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,505 ▲2.55%
DOW 46,177 ▲2.12%
NASDAQ 21,534 ▲3.56%
NAFTA 100.54 ▼2.27%
ARI 4,680 ▲2.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $68,185 ▲ +1.65% ETH $2,109 ▲ +2.71% XRP $1.3401 ▲ +0.03% SOL $83.0700 ▼ -0.92%
S&P 500 6,505 ▲2.55 % DOW 46,177 ▲2.12 % NASDAQ 21,534 ▲3.56 % NAFTA 100.54 ▼2.27 % ARI 4,680 ▲2.68 % S&P 500 6,505 ▲2.55 % DOW 46,177 ▲2.12 % NASDAQ 21,534 ▲3.56 % NAFTA 100.54 ▼2.27 % ARI 4,680 ▲2.68 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Bota

Ish-ministrat paralajmërojnë: Rusia e NATO të shmangin rrezikun për luftë

Rusia dhe NATO duhet të bien dakord për rregulla të reja të përbashkëta, për të trajtuar përplasjet e papritura ushtarake mes tyre, në mënyrë që të reduktojnë rrezikun e shkaktimit të një lufte padashur mes Moskës dhe Perëndimit. Këtë sugjerim e japin një grup ish-ministrash të Jashtëm dhe të Mbrojtjes.

Duke qenë se, si Rusia edhe NATO po intensifikojnë stërvitjet ushtarake për shkak të krizës në Ukrainë, incidente të tilla si përballjet ajrore të avionëve rivalë ushtarakë po shtohen gjithnjë e më shumë.

Grupi prej 14 ish-ministrash, duke bërë thirrje për një takim të nivelit të lartë mes NATO-s dhe Rusisë, bëri të ditur se rregullat për komunikimin në dete dhe në ajër janë të dorës së parë. Në këtë grup përfshihen edhe ish-ministri i Jashtëm rus, Igor Ivanov; ish-ministri gjerman i Mbrojtjes, Volker Ruehe; si dhe kolegë të tjerë nga Britania, Franca, Spanja dhe Turqia.

“Situata ka shkuar deri aty sa duket si e gatshme për përllogaritje të gabuara nga të dyja palët, apo ndonjë incident ajror, gjë që mund të shkaktonte përkeqësim të krizës, madje edhe një konfrontim të drejtpërdrejtë ushtarak”, thanë ata përmes një raporti të publikuar nga Rrjeti i Udhëheqësve Europianë (ELN).

Grupi “think-tank” me seli në Londër, që bëri të ditur se gjatë këtij muaji të dyja palët janë trajnuar si të ishin në prag lufte, deklaroi se deri më tani janë regjistruar 66 “përplasje të afërta ushtarake” mes forcave ushtarake ruse dhe NATO-s, si dhe mes Rusisë e vendeve neutrale si Suedia e Finlanda, të cilat NATO i konsideron si vende partnere.

Të dhënat janë mbajtur që prej marsit të vitit 2014, kur Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë nga Ukraina. Muajin pasardhës, një luftë separatiste nisi në lindje të Ukrainës mes rebelëve prorusë dhe forcave qeveritare.

NATO ka hedhur poshtë çdo sugjerim se, stërvitjet ushtarake të saj e bëjnë më të mundshme një luftë në Europë, duke shtuar se, përpara se të arrihet ndonjë marrëveshje, Rusia duhet të ndërmarrë hapa për të ulur tensionet.

“Rusia ka shumë mjete në dispozicion për të shmangur konflikte të paqëllimshme, për të reduktuar tensionet dhe për të rritur transparencën; duke nisur nga marrëveshjet për kontrollin e armëve, deri te masat vullnetare”, tha zëdhënësi më i lartë i NATO-s, Oana Lungescu. “Moska duhet të fokusohet në implementimin e angazhimeve ekzistuese”. Nga ana tjetër, Rusia mohon që stërvitjet e saj të përbëjnë ndonjë rrezik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.