Ish ministri grek i rendit denoncon një plan për eliminimin fizik të tij
Ish ministri grek i rendit ka denoncuar publikisht ekzistencën e një plani për eliminimin politik dhe fizik të tij, duke lënë të kuptohet se ky plan është hartuar nga elementë të inkriminuar, por janë implikuar edhe politikanë.
Jani Panusis, ministër i rendit, në qeverinë e parë të Aleksis Tsipras, thotë në një intervistë për gazetën greke “Proto Thema”, se detajet e këtij plani, por edhe të dhëna të tjera, i ka përbledhur në një tekst, të cilin e ka depozituart tek noteri. I pyetur se përse e ka bërë këtë, Panpousis thotë: “Është një veprim për sigurinë time. Nëse ndodh diçka e keqe tek une, të dinë se çfarë ka ndodhur”.
Sipas Panousit, dokumenti në fjalë “pasqyron çfarë ka ndodhur në prapaskenë. Ç’është bërë me terrorizmin, lidhjet e terrorizmit me politikanët dhe në ç’mnyrë këta të fundit (pra politikanët), më kërcënojnë. Sepse më kanë kërcënuar me jetë”.
Ish ministri Panousis thotë më tej se për shqetësimet e tij ishte në dijeni edhe vetë kryeministri Tsipras dhe prandaj, sipas tij, nuk e përfshiu në kabinetin e ri që doli pas zgjedhjeve të 20 shtatorit.
“Zotit Tsipras i jam mirënjohës për dy gjëra”, thotë në intwervistë panousi, “e para që më bëri ministër në qeverinë e parë, dhe e dyta që nuk më vuri sërish në qeveri, pse besoj se donte të më mbronte”.
Në një deklaratë me shkrim, pas publikimit të intervistës, Panuosis sqaron se ata që e kërcënojnë nuk janë as ministra, as deputetë, “por anëtarë aktivë të SYRIZA-s”, partisë së kryeministrit Tsipras.
Në të njëjtën deklaratë, ish ministri grek i rendit thekson faktin se qeveria ka heshtur ndaj denoncimeve të tij dhe paralajmërimit se i kërcënohet jeta.
Gjithë partitë opozitare janë kërkuar të hidhet sa më shpejt dritë në këtë çështje që mendohet se mund të shkaktojë tërmet megaballësh në politikën greke.
Partia më e madhe opozitare, Demokracia e Re, thekson se denoncimet e ish ministrit të rendit krijojnë hije serioze për funksionimin e qeverisë e të politikës dhe shtojnë se kryeministri Tsipras duhet të prononcohet dhe të sqarojë pozitën e tij.
tribuna-news.com