Rajoni

Ish-prokurori i Hagës: Del Ponte ka fshehur faktet për krimet e Mlladiçit dhe Millosheviçit

Ishim një hap nga faktet e fshehta të Mlladiçit dhe Millosheviçit, por del Ponte për arsye të presioneve stopoi gjithçka, deklaroi ish-prokurori i Tribunalit të Hagës, Jeffrey Nice, i cili shtoi se ndaj kësaj gjykate ka pasur ujdi dhe presione.

Nice tha për javoren serbe NIN se ish-kryeprokurorja Carla del Ponte është marrë vesh me Beogradin për të lënë në “terr” dokumentet që kanë të bëjnë me transkriptet e Këshillit suprem të ushtrisë së ish-Jugosllavisë. “Ato dokumente janë hapur në gjykimin kundër ish-gjeneralit Momçillo Perishiç, kurse shumë boshnjakë besojnë që pikërisht pjesët e fshehura të atyre dokumenteve do të ishin kyçe për dënimin e Serbisë për gjenocid”, thotë Nice.

Sipas fjalëve të tij, juristët e angazhuar në rastin e Ramush Haradinajt kanë sugjeruar që nuk ka dëshmi të mjaftueshme për të ngritur aktpadi, por Carla del Ponte ka instruktuar dy juristët që aktpadia megjithatë të ngrihet. “Ajo ka pritur që duke akuzuar Haradinajn do ta bindë palën serbe për të arrestuar Radovan Karaxhiçin dhe Ratko Mlladiçin”, tha Nice.

Duke folur për faktet e fshehura, ai tha se nga bisedat e incizuara shihej që Millosheviçi ka qenë i njoftuar për ngjarjet në Srebrenicë. “Ishim afër që nga Gjykata të marrin miratimin për të kërkuar ato biseda , por Carla del Ponte ishte nën presione për të tërhequr këtë kërkesë”, tha Nice, duke theksuar se ato presione nuk vinin direkt nga Serbia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button