Kronika

Ish-shefi i kabinetit të Ministrisë së Punës mbetet në burg, gjykata rrëzon kërkesën

Gjykata e Durrësit ka rrëzuar sot kërkesën e ish-shefit të kabinetit të Ministrisë së Punës për ulje të dënimit.

I dënuar për shpërdorim të detyrës, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikim dokumentash, Klevis Bitro po e vuan dënimin në burgun e Durrësit ndaj i është drejtuar gjykatës së këtij rrethi për uljen e dënimit të mbetur prej 8 muaj e gjysmë.

Gjyqtarja e çështjes, Eda Kaja e gjykoi si të pabazuar në prova dhe në ligj kërkesën e tij dhe e rrëzoi atë.

Rrethanë rënduese për Bitron ka qenë një masë disiplinore e marrë në burg, pasi është kapur me një celular, mbajtja e të cilit është e ndaluar me ligj.

Ish-drejtori i kabinetit në Ministrinë e Punës u arrestua në fund të korrikut të vitit 2015, kur kishin kaluar rreth dy vjet nga koha e shpalljes person në kërkim.

Përveç dënimeve të dhëna nga gjyqësori, ndaj tij pati bërë kallëzim dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë për pajisje të personave me dokumente false, duke mundësuar udhëtimin e tyre drejt SHBA-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button