“Ishalla e bëj sefte me gol ndaj Partizanit”, Hadroj i dashuruar me Vllazninë: Me rëndësi fitorja! Futbolli nuk është si ta presh me thikë
Andi Hadroj foli për herë të parë si lojtar i Vllaznisë, para ndeshjes me Partizanin (21 nëntor, 18:30, “Air Albania”). Për mbrojtësin do të ishte debutim, nëse merr minuta — dhe shpreson ta bëjë sefte me gol.
Andi Hadroj ka folur për herë të parë si lojtar i Vllaznisë. Kuqeblutë vendosën që ta nxjerrin në konferencë për shtyp pikërisht përpara ndeshjes me Partizanin. Hadroj për herë të fundit në Superiore ishte pjesë e të kuqve nga ku fitoi edhe ftesën e Kombëtares.
Hadroj shpreson që t’i shënojë Partizanit, ndërsa sfida e 21 nëntorit do të nisë prej orës 18:30 në “Air Albania”. Për mbrojtësin do të ishte debutim, nëse merr minuta.
“Vllaznia, emër dhe klub i madh. Pas shumë kohësh u bë një dëshirë e madhe që të vija te një klub si Shkodra. Pasi edhe kam luajtur në Shkodër, kur kam qenë i vogël. Edhe afër famijes, edhe njoh ambientin. çunat janë shumë të mirë, klub i madh, pse jo?
Shumicën e lojtarëve i njoh. Në Superligë lojtarët njihen me njëri tjetrin. Kam pasur në ekip Mehmetin, Markun, Gurishtën e kam njohur, Bekimin, Mustën, Bardhin… Shumë lojtarë.
Tani e kam marrë veten. Kam pasur një periudhë pak të vështirë. Kontrata ime u mbyll pak vonë dhe ekipet ishin bërë. Falenderoj Vllazninë për mundësinë që më ka dhënë.
Në fushë ndaj Partizanit? Këtë e di trajneri. Unë nuk e di. Ta shohim. Me rëndësi është të fitojmë. Të luajmë dhe paraqitemi mirë, dhe të na shkojë sa më mbarë.
Debutim kundër Partizanit? Është ndjesi e veçantë sepse kam kaluar katër vite atje. Nuk është e lehtë, por që jemi futbollistë profesionistë tani. Ndërron ekipi dhe duhet të përballesh me ekipe që ndoshta ke luajtur më herët, por jeta vazhdon.
Fundi i tabelës? Mund të jenë shumë gjëra. Futbolli nuk është si ta presh me thikë dhe do të dalë. Mund të investosh shumë lekë në futboll dhe prapë pastaj nuk ke rezultate. Ndoshta skemat, ose ndoshta nuk janë koordinuar si duhet lojtarët. Pak rëndësi ka kjo.
Që ditën e parë që kam ardhur këtu, kam parë një harmoni shumë të mirë dhe më ka befasuar. Nuk e kam pritur kështu. Nga një ekip që ka qenë pak renditje poshtë. Çunat janë shumë të mirë, shumë të sjellshëm me njëri tjetrin. Janë shumë të lidhur dhe besoj se do dalë një rezultat shumë pozitiv.
Gol ndaj Partizanit? Ishalla, ta bëjmë sefte”, u shpreh Hadroj.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.