⛅
Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,578 ▲0.48%
DOW 51,835 ▼0.29%
NASDAQ 25,394 ▲0.91%
NAFTA 96.01 ▼0.47%
ARI 3,936 ▼0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,600 ▲ +0.86% ETH $2,289 ▲ +1.85% XRP $1.2784 ▲ +2.81% SOL $93.2800 ▲ +1.95%
S&P 500 7,578 ▲0.48 % DOW 51,835 ▼0.29 % NASDAQ 25,394 ▲0.91 % NAFTA 96.01 ▼0.47 % ARI 3,936 ▼0.86 % S&P 500 7,578 ▲0.48 % DOW 51,835 ▼0.29 % NASDAQ 25,394 ▲0.91 % NAFTA 96.01 ▼0.47 % ARI 3,936 ▼0.86 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

“Ishin konfliktuar më parë”- Qëlloi me armë zjarri në lokalin ku po rrinte 23-vjeçari në Mullet, arrestohet i dyshuar

Një 52-vjeçar është arrestuar sot (24 gusht) nga Policia, pasi akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Në kuadër të operacionit të koduar “Njoftimi”, në pranga ra 53-vjeçari me inicialet F. Ç..

“Qëlloi me pistoletë në ajër, përballë lokalit në Mullet, ku ndodhej 23-vjeçari me të cilin ishte konfliktuar më parë, arrestohet në flagrancë 53-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit bashkë me municionin”, tha policia e Tiranës.

Më tej sqarohet edhe dinamika e ngjarjes së ndodhur, që për fat të mirë nuk përfundoi në vrasje:

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, menjëherë pas njoftimit se në afërsi të një lokali në fshatin Mullet, një shtetas kishte qëlluar në ajër, me armë zjarri, dyshohej për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tij dhe një shtetasi që ndodhej në lokal, organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje për të sqaruar rrethanat dhe autorësinë e rastit”.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Njoftimi”, u parandalua përshkallëzimi i këtij konflikti, si dhe u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi F. Ç., 53 vjeç, banues në këtë fshat.

“53-vjeçari dyshohet se ka qëlluar në ajër, me armë zjarri (pistoletë), të cilët e posedonte pa leje, përballë lokalit ku ndodhej shtetasi A. H., 23 vjeç, me qëllim kanosjen e tij, sepse ishin konfliktuar më parë, për motive të dobëta. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sqaron policia.

Hetimet për zbardhjen e plotë të krimit i kanë kaluar Prokurorisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.