Ishin vendosur bllokadë përballë protestuesve te parku Rinia, tërhiqen forcat e policisë
Forcat e policisë u tërhoqën nga parku Rinia dhe u larguan në drejtim të Kryeministrisë, pasi ishin vendosur përballë protestuesve.
Një pjesë e protestuesve u zhvendos te parku Rinia, te Tajvani, ku përballë tyre u vendosën forca të shumta policie, të cilat u bënë “gardh” përballë tyre, siç njofton BalkanWeb.
Pak çaste më pas, forcat e policisë u tërhoqën dhe u larguan në drejtim të Kryeministrisë.
Më herët, një protestues u shoqërua nga policia, ndërsa drejt protestuesve u hodh masivisht ujë me presion. Nga pamjet shihet gjithashtu një lëvizje e forcave të policisë duke tentuar të shpërndajnë qytetarët.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.