🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 94.17 ▼2%
ARI 4,049 ▲2.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,378 ▲ +1.25% ETH $2,317 ▲ +1.54% XRP $1.2807 ▲ +0.06% SOL $92.6800 ▼ -0.24%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 94.17 ▼2 % ARI 4,049 ▲2.75 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 94.17 ▼2 % ARI 4,049 ▲2.75 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

ISHP: Përhapja e lisë te delet dhe dhitë nuk përbën rrezik

Instituti i Shëndetit Publik siguron se lija te delet dhe dhitë, që është përhapur së fundi në territorin e shtetit, nuk paraqet rrezik për transmetim te njerëzit. Sipas këtij institucioni masat e ndërmarra nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë për izolimin e rasteve janë të mjaftueshme për momentin.

“Sipas informacioneve tona, sipas sektorit të epidemiologjisë, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për momentin për izolimin e rasteve të paraqitura me linë te delet dhe dhitë. Epidemiologët na informojnë se nuk ekziston rrezik për transmetim të sëmundjes te njerëzit. Ai rrezik nuk ekziston, janë ndërmarrë masa”, deklaroi Marija Andonovska, Drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik.

Nga Instituti bëjnë të ditur se nuk paraqet rrezik konsumimi i produkteve ushqimore që vijnë nga këto kafshë, veçanërisht kur ato janë të përpunuara siç duhet. Megjithatë, qytetarëve u rekomandohet të tregojnë kujdes gjatë periudhës së verës, duke i kushtuar vëmendje të veçantë blerjes, ruajtjes dhe konsumimit të ushqimeve, sidomos gjatë ditëve me temperatura të larta.

“Lidhur me konsumin e ushqimit, nga kafshët e sëmura, nuk ekziston rrezik për transmetim te njerëzit, veçanërisht nëse ushqimi është përpunuar. Megjithatë ne si institut rekomandojmë sidomos në këto ditë të verës të kemi kujdes prej ku konsumohet ushqimi, sepse vera sjell predispozita për shumë sëmundje. Duhet pasur kujdes prej ku blihet ushqimi, ku ka qenë i ruajtur dhe si do të ruhet pasi të blihet”, theksoi Marija Andonovska, Drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik.

Ndërkohë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë më parë ka njoftuar për regjistrim e dhjetë vatrave të reja të sëmundjes së lisë që nga fillimi i muajit korrik dhe ka asgjësuar rreth 1.400 kafshë për të parandaluar përhapjen e saj. Sëmundja është konfirmuar në 15 ferma me dele dhe në dy ferma me dele e dhi. Për shkak të situatës, është vendosur ndalim për lëvizjen dhe transportin e deleve dhe dhive në zonat e prekura, ndërsa tregjet e kafshëve për këto kategori janë mbyllur në gjithë vendin./Alsat.mk.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.