☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 02 Tetor 2026
S&P 500 7,666 ▲0.19%
DOW 50,927 ▲0.04%
NASDAQ 26,872 ▲0.04%
NAFTA 89.55 ▼3.57%
ARI 4,199 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $86,488 ▲ +3.25% ETH $2,749 ▲ +2.08% XRP $1.5460 ▲ +3.97% SOL $121.9900 ▲ +3.65%
S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 89.55 ▼3.57 % ARI 4,199 ▼0.09 % S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 89.55 ▼3.57 % ARI 4,199 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
02 Tet 2026
Breaking
Sporti

“Ishte penallti”, Arteta i zhgënjyer, Simone mendon ndryshe: Në Champions të akordohen vetëm penalltitë që janë vërtet penallti

U mbyll pa fitues sfida e parë në Madrid, mes Atleticos dhe Arsenal, sa i takon aktit të parë të fazës gjysmëfinale të Uefa Champions League. Një përballje tepër emocionuese, ku protagonist në më shumë se një rast u bë gjyqtari Makkelie dhe sistemi VAR, me 3 penallti të akorduara, 2 të parat të konfirumuara […]

U mbyll pa fitues sfida e parë në Madrid, mes Atleticos dhe Arsenal, sa i takon aktit të parë të fazës gjysmëfinale të Uefa Champions League. Një përballje tepër emocionuese, ku protagonist në më shumë se një rast u bë gjyqtari Makkelie dhe sistemi VAR, me 3 penallti të akorduara, 2 të parat të konfirumuara nga të cilat erdhën edhe golat e ndeshjes dhe një në fund e Arsenal e rikthyer, pas rishikimit në monitor nga ana e gjyqtarit holdanez, gjë e cila solli shumë polemika. Ishin pikërisht vendimet e disktueshme të kësaj përbalje edhe tema kryesore e diskutimit edhe në konferencat për shtyp të dy teknikëve Simeone dhe Arteta pas ndeshjes.

Për teknikun e Atleticos, penalltia e fituar nga Gyokeresh në fundin e pjesës së parë, që solli më pas edhe golin për “topçinjtë” nuk qëndronte:

Në gjykimin tim, te penalltia e parë pati kontakt nga pas, lojtari e parashikoi kontaktin dhe u rrëzua. Në gjysmëfinale të Champions League duhet një penallti që është vërtet penallti. Arbitri mendoi se ishte. Në rastin tjetër, falë VAR-it, ai kuptoi se ishte penallti, sepse fillimisht nuk ishte prekje me dorë, dhe më pas, përsëri falë VAR-it, në rastin e dytë nuk ishte penallti. VAR-i ndonjëherë të jep përfitimin e dyshimit dhe ndonjëherë ta heq atë.”

Qëndrim tërësisht i kundërt ndërkohë i teknikut spanjoll të Arsenal, Mikel Arteta që theksoi se vendimi nga ana e gjyqtarit për ndryshimin e vendimit për penallti në fundin e ndeshjes ishte i gabuar

:

“Vendimi dhe më pas ajo që ndodh për një periudhë kohe ishte i gabuar… arbitri duhet ta shohë 13 herë atë episod, është më e qartë se kaq. Është e pamundur, dhe po, jemi të gjithë shumë të zemëruar për këtë. Nëse ndikoi presioni nga tifozët e Atleticos? ‘Kjo nuk ka të bëjë fare me këtë. Jam i sigurt që ata janë shumë të vetëdijshëm për reagimin që do të ketë. Është normale ai reagim, por ne duhet të zbatojmë rregullat. E njëjta gjë që po them unë: ata zbatuan rregullat te penalltia e Ben White, që është e vështirë për t’u pranuar, por është penallti sipas rregullores. Dhe ajo që u tha në fillim të sezonit: rasti i Eberechi Eze është një penallti e qartë dhe e dukshme. Kaq.’”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.