☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 02 Tetor 2026
S&P 500 7,666 ▲0.19%
DOW 50,927 ▲0.04%
NASDAQ 26,872 ▲0.04%
NAFTA 89.32 ▼3.82%
ARI 4,215 ▲0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $86,504 ▲ +3.11% ETH $2,751 ▲ +1.92% XRP $1.5363 ▲ +3.25% SOL $122.2000 ▲ +3.81%
S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 89.32 ▼3.82 % ARI 4,215 ▲0.3 % S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 89.32 ▼3.82 % ARI 4,215 ▲0.3 %
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
02 Tet 2026
Breaking
Kronika

Dyshohet se shkaktoi vetëvrasjen e ish-bashkëshortes, Gjykata lë në burg Eraldo Fizin

Gjykata e Tiranës ka lënë në qeli Eraldo Fizin, i akuzuar për dhunë në familje dhe shkaktim të vetëvrasjes së ish-bashkëshortes së tij, Xhuana Nikollaj.

Sipas burimeve, gjatë marrjes në pyetje Fizi ka pranuar se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes, por vetëm në një rast dhe jo në mënyrë sistematike. Sipas dëshmisë së tij, episodi i dhunës ka ndodhur një ditë përpara se 25-vjeçarja të konsumonte fostoksinë.

Për masën e sigurisë, Fizi dhe avokati i tij mbrojtës nuk kanë kërkuar një masë tjetër, duke pranuar arrestimin me burg deri në përfundim të hetimeve. I arrestuari mësohet se ka shprehur pendesë për atë që ka ndodhur.

Gjatë dëshmisë në polici, Fizi ka deklaruar se e kishte dashur Xhuana Nikollajn prej rreth shtatë vitesh. Sipas tij, çifti ishte ndarë, por kishte pasur tentativa për t’u ribashkuar. Konflikti mes tyre, sipas versionit të tij, kishte nisur për shkak të një situate xhelozie.

Eraldo Fizi ishte shpallur në kërkim prej më shumë se gjashtë muajsh, ndërsa të mërkurën u vetëdorëzua në Policinë e Lezhës, së bashku me avokatin e tij. Më pas ai u transferua drejt Tiranës, ku doli përpara gjykatës.

Xhuana Nikollaj dhe Eraldo Fizi ishin martuar në vitin 2025, por martesa e tyre zgjati vetëm rreth tre muaj. Pas ndarjes, 25-vjeçarja jetonte me motrat e saj në Tiranë.

Më 9 mars, Xhuana Nikollaj kishte takuar ish-bashkëshortin e saj dhe, sipas të dhënave të hetimit, mes tyre kishte pasur një përleshje. Një ditë më pas, më 10 mars, 25-vjeçarja konsumoi fostoksinë dhe humbi jetën.

Gjatë hetimeve, në trupin e 25-vjeçares u konstatuan shenja dhune në kokë, fytyrë dhe në njërin krah. Në banesë u gjet gjithashtu një letër që ajo u kishte lënë familjarëve.

Pas ngjarjes, edhe familjarët e Xhuana Nikollajt deklaruan se e reja ishte dhunuar dhe përndjekur nga ish-bashkëshorti i saj. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë, ndërsa pretendimet e palëve do të vlerësohen nga organet e drejtësisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.