Gjykata e Tiranës lë në qeli ish-bashkëshortin e Xhuana Nikollajt, Eraldo Fizi
Gjykata e Tiranës ka lënë në qeli Eraldo Fizin i akuzuar për dhunë në familje dhe shkaktim vetëvrasje ndaj ish-bashkëshortes së tij Xhuana Nikollaj.
Sipas burimeve Eraldo Fizi e ka pranuar që ka ushtruar dhunë vetëm në një rast ndaj Xhuana Nikollajt dhe jo në mënyrë sistematike. Dhuna sipas tij ka ndodhur një ditë para se e reja të konsumonte fostoksinë.
Sa i takon masës së sigurisë ai dhe avokati mbrojtes nuk kane bërë kërkesë për mase tjetër duke pranuar masën arrest me burg, deri në hetimin e çështjes. Ndërsa ka shprehur pendese për gjithçka ka ndodhur.
Mësohet se gjatë marrjes në pyetje në polici Eraldo Fizi ka deklaruar se Xhuana Nikollin e ka dashur prej 7 vitesh, ata ishin ndarë dhe ishin në tentativa për tu bashkuar.
E gjithë konflikti mes tyre sipas Fizit ka ndodhur për një situatë xhelozie.
Fizi ishte në kërkim prej më shumë se 6-muajsh ndërsa u vetë dorëzua të mërkurën në Policinë e Lezhës së bashku me avokatin e tij dhe më pas u tranferua drejt Tiranës.
Xhuana Nikollaj dhe Eraldo Fizi ishin martuar në vitin 2025, martesë e cila zgjati vetëm 3 muaj. 25-vjeçarja jetonte me motrat e saj në Tiranë pas ndarjes, ndërkohë më 9 mars ka patur një takim me Eraldo Fizin dhe mes tyre ka patur një përleshje.
Një ditë me pas më 10 mars Xhuana Nikollaj konsumoi fostoksinë duke i dhënë fund jetës.
Sipas hetimeve rezultoi se në trupin e 25-vjeçares u konstatuan shenja dhune në kokë, fytyrë dhe njërin krah ndërsa në banesë u gjend dhe një letër që i kishte lënë familjarëve.
Edhe familjarët e të resë pas ngjarjes deklaruan që ajo ishte dhunuar dhe përndjekur nga ish-bashkëshorti.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.