🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 30 Shtator 2026
S&P 500 7,671 ▼0.17%
DOW 51,350 ▼0.26%
NASDAQ 26,798 ▼0.09%
NAFTA 89.54 ▲0.18%
ARI 4,232 ▲1.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
₿ CRYPTO
BTC $83,117 ▼ -0.88% ETH $2,673 ▼ -1.42% XRP $1.4993 ▼ -0.15% SOL $118.2200 ▼ -0.81%
S&P 500 7,671 ▼0.17 % DOW 51,350 ▼0.26 % NASDAQ 26,798 ▼0.09 % NAFTA 89.54 ▲0.18 % ARI 4,232 ▲1.26 % S&P 500 7,671 ▼0.17 % DOW 51,350 ▼0.26 % NASDAQ 26,798 ▼0.09 % NAFTA 89.54 ▲0.18 % ARI 4,232 ▲1.26 %
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
30 Sht 2026
Breaking
Arte

Gonxhja: Nisin punimet për një etapë historike të zhvillimit të Parkut Bylis–Klos

Në Parkun Arkeologjik Bylis–Klos kanë nisur punimet për një etapë historike të zhvillimit me mbështetjen e Bashkimit Europian.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja dhe BE-së në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa ishin të pranishëm në nisjen e punimeve civile dhe konservuese në Parkun Arkeologjik Bylis–Klos.

Gonxhja deklaron se ky investim me një fond prej 6.25 milionë eurosh zbatohet nga AICS në bashkëpunim me MTKS dhe do të ndihmojë në mbrojtjen e trashëgimisë arkeologjike, duke kontribuar njëkohësisht në zhvillimin ekonomik të zonës.

Ministri ka theksuar se do të jepen rreth 2 milionë euro për Qendrën e re Multifunksionale të vizitorëve, me muze, hapësira kërkimi dhe konservimi. Gjithashtu do të punohet për konservimin e monumenteve, punë e cila tashmë të nisur në 5 prej tyre, me 11 arkeologë të angazhuar në terren.

Synimi i këtij projekti është të sjellë më shumë mundësi për komunitetin, me 13 guida vendase të certifikuara e 210 mijë euro grante për 20 përfitues.

“Ruajmë Bylisin, zhvillojmë turizmin, promovojmë trashëgiminë dhe krijojmë më shumë mundësi për Mallakastrën”, është shprehur ministri Gonxhja.

Ambasadorja Sofia Moreira është shprehur se Bylisi është një nga sitet me vlera të veçanta historike dhe kulturore për Shqipërinë dhe Bashkimi Evropian është krenar që mbështet restaurimin e tij.

“Historia dhe bukuria e Bylisit të lënë mbresa të veçanta. Sot nis një projekt i rëndësishëm si për parkun arkeologjik, ashtu edhe për komunitetin përreth. Me mbështetjen e Bashkimit Evropian, siti do të mbrohet më mirë dhe do të bëhet më i aksesueshëm për vizitorët. Besojmë se këto ndërhyrje do të ndihmojnë jo vetëm në ruajtjen e trashëgimisë, por edhe në krijimin e mundësive të reja për punësim dhe zhvillimin e turizmit lokal”, ka nënvizuar ambasadorja e BE-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.