Kronika
ISHTI reagon për shpërthimin e rafinerisë: Shkak mosrespektimi i rregullave teknike
Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial ka reaguar për shpërthimin e ndodhur një natë më parë në rafinerinë e naftës në Ballsh.
Sipas këtij institucioni shkak për këtë shpërthim është bërë mosrespektimi i rregullave teknike të shfrytëzimit, gjatë vënies në punë të impiantit të hidropastrimit të karburanteve.
Sipas ISHTI gjatë vënies në punë të pajisjes u rrit presioni hidrogjen 3 herë mbi normalen dhe nuk ka funksionuar valvula e sigurimit.