☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 99.49 ▲0.96%
ARI 4,141 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $81,497 ▼ -1.57% ETH $2,386 ▼ -2.04% XRP $1.2962 ▼ -1.36% SOL $104.1800 ▼ -1.55%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 99.49 ▲0.96 % ARI 4,141 ▼0.46 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 99.49 ▲0.96 % ARI 4,141 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Kosova

Islami: Dënimi i Hysri Selimit për spiunazh, mesazh i qartë kundër veprimtarive antishtetërore

Analisti i sigurisë, Avni Islami ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila shpalli fajtor dhe dënoi me gjashtë vjet burgim Hysri Selimin për veprën penale të spiunazhit.

Përmes një reagimi publik, Islami e ka cilësuar këtë vendim si një mesazh për të gjithë ata që veprojnë ose mendojnë të veprojnë kundër interesave kombëtare dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

“Sot, Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim dënues ndaj Hysri Selimit, duke e dënuar me 6 vjet burgim për veprën penale të spiunazhit. I njëjti, i cili më parë ka qenë i dënuar edhe për pjesëmarrje në organizatën terroriste ISIS, do ta vuajë këtë dënim të ri pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit”, ka deklaruar Islami.

Ai ka theksuar se Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA) vazhdon të jetë e fokusuar në mbledhjen e informacioneve që lidhen me ish-pjesëtarët e UÇK-së, krimet dhe vrasjet gjatë luftës, si dhe me personat e radikalizuar që kanë marrë pjesë në konfliktin e Sirisë.

Sipas Islamit, zbulimi dhe trajtimi i rasteve të tilla është rezultat i punës profesionale të institucioneve të sigurisë së Kosovës, veçanërisht Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) dhe Policisë së Kosovës.

“Ky nuk është rasti i parë dhe as i fundit që zbardhet dhe dënohet për spiunazh”, ka theksuar ai, duke vlerësuar angazhimin e institucioneve përgjegjëse në mbrojtjen e sigurisë kombëtare. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.