Bota

ITALI – 20 000 punonjës shtesë në spitale për përballimin e COVID-19

Qeveria italiane ka vendosur sot dërgimin e 20 000 punonjësve shtesë në spitalet e saj për të përballuar epideminë e koronavirusit që ka goditur gadishullin, vendi më i prekur në Europë.

Kjo masë, marrë në përfundim të një këshilli ministrash maratonë që përfundoi në mesnatë, do të mundësojë ritjen e numrit të shtretërve për kujdes intensiv nga 5 000 në 7 500, një rritje me 50% dhe dyfishimin e numrit të vendeve në shërbimet e pneumologjisë dhe sëmundjeve infektive.

Njëzet mijë punonjësit shtesë do të ndahen në 5 000 mjekë të specializuar, 10 000 infermierë dhe 5 000 ndihmës kujdestarë.

Përballë situatës urgjente, dekreti i qeverisë prashikon mundësinë për të rekrutuar mjekë në pension.

“Të gjitha këto masa përfshijnë një buxhet prej një miliardë eurosh që do të tërhiqet nga 7,5 miliardë eurot e zhbllokuara për t’i bërë ballë kërkesave të jashtëzakonshme dhe urgjente si pasojë e shfaqjes së COVID-19, për të garantuar nivelet thelbësore të ndihmës dhe për të siguruar në në të gjithë vendin një rritje të numrit të shtretërve të kujdesit intensiv “, thuhet në deklaratën e qeverisë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button