☁️
Tiranë 14°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,812 ▼ -1.15% ETH $2,380 ▼ -1% XRP $1.2900 ▼ -2.76% SOL $102.3000 ▼ -2.11%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Itali, dhjetëra emigrantë shqiptarë garojnë në zgjedhjet e majit

Eva Meksi mbërriti në Bari përpara 28 vitesh dhe tani e konsideron qytetin e saj. Aq e vendosur është t’i ofrojë atij të gjithë grintën dhe energjinë e saj, sa që vendosi të kandidonte për Këshillin Bashkiak në listën “Bari Bene Comune”, me kryetar Antonio Decaro.

“Jam e bindur se mbështetja juaj nuk do të më mungojë, – është shprehur ajo, – ashtu siç nuk më ka munguar asnjëherë dashamirësia, vlerësimi dhe ngrohtësia njerëzore”.

Po në Bari garon edhe Uljana Gazidede, që jeton atje prej 27 vitesh, ku praktikisht është rritur e ka përfunduar studimet, që i kanë lejuar të bëhet avokate.

“Asnjëherë nuk e kam ndierë kaq fort sa tani, nevojën të zbres në fushë e të përballem me temat që ka më shumë përzemër qyteti i Barit. Një qytet që meriton të nderohet e të kujtohet çdo ditë, si simbol i mikpritjes, shumetnicitetit dhe hapjes”, thotë ajo.

Borana Tartari kandidon në Bergamo, ku është martuar e ka dy fëmijë. Edhe dëshira e saj është që ta kthejë Bergamon në një qytet më gjithëpërfshirës, me mundësinë për të ndërtuar projekte mundësish të barabarta.

Janë 28 shqiptarë që garojnë në zgjedhjet lokale të Italisë, të gjithë ata njerëz të integruar më së miri në shoqërinë italiane, duke u kthyer në shembull të qytetarisë, ndershmërisë e suksesit. E që ashtu si Armando Zotaj kërkojnë të bëjnë diçka më shumë, jo vetëm për veten e tyre, por edhe për komunitetin.

Një numër i rëndësishëm shqiptarësh, ndërkohë, garon këtë vit edhe në zgjedhjet për Parlamentin Europian.

Kandidatët shqiptarë në Itali:

  1. Sonila Alushi (Lista Gori, Bergamo)
  2. Borana Tartari (PD, Bergamo)
  3. Uljana Gazidede (Democratici Ecologisti Progressisti per Bari, Bari)
  4. Eva Meksi (Bari Bene Comune, Bari)
  5. Dashamir Kruja (Lista Civica Biella è Gentile, Biella)
  6. Ina Dhimgjini (Candidato sindaco lista Livorno a Misura, Livorno)
  7. Ilda Beqo (lista “Sinistra per Modena”, Modena)
  8. Admir Toto (Settimo Futura, Settimo Torinese)
  9. Arli Dervishi (lista “Almese Bene Comune”, Almese, Torino)
  10. Valbona Kalaj (Uniti per Unire – Lista Civica per Canonica d’Adda, Bergamo)
  11. Gentjan Rizo (PD, Biella)
  12. Petrit Malaj (Lista Nardella Sindaco, Firenze)
  13. Agim Lorenzo Danaj (Candidato sindaco Movimento 5 Stelle, Spinea)
  14. Dejnada Kasa (Forza Pavia, Pavia, Udine)
  15. Denis Bendo, di Tirana (Coltiviamo il futuro, Castions di strada)
  16. Blerina Halili, di Burrel (Fagagna Voliamo insieme, Fagagna)
  17. Xhoana Bushi, di Kucove (Il Bene in Comune, Paluzza)
  18. Adel Ibraimi, di Gostivar (Lega Salvini, Osoppo)
  19. Leonora Bytyqi, di Monfalcone (Turriaco Democratica, Turriaco)
  20. Roland Ndoci, (Lista Civica “Progetto Basiliano” , Basiliano)
  21. Mirela Gega (Lista Civica “Verzuolo per tutti”, Verzuolo)
  22. Xheimina Dervishi (Lista “Più Castiglione”, Castiglione)
  23. Kristian Baci (Lista “Susa Futura”, Susa)
  24. Vojsava Meciti (Fratelli d’Italia, Agliana)
  25. Armando Zotaj (Forza Italia, Casale Monferrato)
  26. Elona Gaxha (Lista “Patto x Foligno”, Foligno)
  27. Anisa Rama (Forza Italia, Bergamo)
  28. Jozef Gjura (“Vercelli con Maura Forte”, Vercelli).

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.