Bota

ITALI – G20 miraton reformën globale të taksave

Ministrat e Financave të vendeve të G20-s kanë rënë dakord për një normë minimale taksimi global për kompanitë e mëdha, njoftoi sot ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz.

Scholz e përshëndeti marrëveshjen si një “moment të madh historik”.

“Vendet e G20-s kanë rënë dakort me njëri-tjetrin për një rend të ri të taksimit ndërkombëtar”, tha ai.

Në parim, 131 vende kanë rënë dakord të garantojnë një normë minimale të taksave për kompanitë, të paktën 15 %, si edhe të sigurojnë që korporatat e mëdha të paguajnë taksa atje ku bëjnë shitjet e tyre.

Shkalla minimale e taksave synon të parandalojë korporatat ndërkombëtare nga zhvendosja e fitimeve në të gjithë globin në mënyrë që të paguajnë sa më pak taksë të jetë e mundur.

Kjo veçanërisht ka të bëjë me ndërmarrjet e mëdha dixhitale, që janë kritikuar për pagesa të ulëta taksash.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button