☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 01 Tetor 2026
S&P 500 7,652 ▼0.25%
DOW 50,906 ▼0.86%
NASDAQ 26,861 ▲0.24%
NAFTA 92.39 ▲2.18%
ARI 4,191 ▲0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
₿ CRYPTO
BTC $83,776 ▲ +0.17% ETH $2,690 ▼ -0.01% XRP $1.4887 ▼ -1.48% SOL $117.6400 ▼ -1.5%
S&P 500 7,652 ▼0.25 % DOW 50,906 ▼0.86 % NASDAQ 26,861 ▲0.24 % NAFTA 92.39 ▲2.18 % ARI 4,191 ▲0.11 % S&P 500 7,652 ▼0.25 % DOW 50,906 ▼0.86 % NASDAQ 26,861 ▲0.24 % NAFTA 92.39 ▲2.18 % ARI 4,191 ▲0.11 %
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
01 Tet 2026
Breaking
Bota

ITALI – Hyn në fuqi mbulimi i fytyrës dhe kuota për nxënësit e huaj në shkolla

ROMË, 1 tetor /ATSH-DPA/ – Një ndalim i mbulimit të fytyrës ka hyrë në fuqi në të gjitha shkollat në Itali, pasi presidenti Sergio Mattarella nënshkroi dekretin e nxjerrë nga qeveria e kryeministres Giorgia Meloni, njoftoi zyra e presidentit.

Nga viti shkollor 2027–2028, do të zbatohet gjithashtu një kuotë prej 30% në klasat e vitit të parë të të gjitha niveleve të arsimit për fëmijët e huaj që nuk kanë njohuri të mjaftueshme të gjuhës italiane.

Kuota do të zbatohet për fëmijët që nuk kanë shtetësi italianem që nuk kanë lindur në Itali dhe ata që nuk kanë ndjekur një kopsht italian për të paktën dy vjet.

Në arsimin e mesëm, nxënësit duhet të kenë ndjekur shkollat italiane për të paktën tre vjet që të përjashtohen nga kjo kuotë.

Sipas dekretit, fytyrat e nxënësve duhet të mbeten të identifikueshme, duke ndaluar në praktikë mbulesat islame që mbulojnë të gjithë fytyrën, si burka dhe nikabi.

Masat janë miratuar përmes një dekreti emergjent dhe tani duhet të miratohen nga Parlamenti brenda 60 ditësh, në të kundërt, ato humbasin fuqinë.

Prindërit që kanë vështirësi të konsiderueshme me gjuhën italiane mund të detyrohen gjithashtu të ndjekin kurse të gjuhës italiane, nëse vështirësitë në komunikim pengojnë marrëdhëniet me shkollën e fëmijës.

Kryeministrja Meloni i kishte njoftuar këto masa në fillim të shtatorit, përpara se kabineti të miratonte dekretin pak më vonë.

Meloni drejton që prej vitit 2022 një koalicion trepartiak të përbërë nga parti të krahut të djathtë dhe konservatore.

Ajo zhvilloi fushatën e saj zgjedhore të suksesshme duke premtuar një politikë më të ashpër ndaj migracionit.

Partia e saj, Fratelli d’Italia (Vëllezërit e Italisë), vazhdon të kryesojë sondazhet e opinionit përpara zgjedhjeve të pritshme vitin e ardhshëm.

Ndërkohë, koalicioni qeverisës është përballur së fundmi me presion nga partia e sapoformuar National Future, e drejtuar nga ish-gjenerali Roberto Vannacci, e cila kërkon një politikë edhe më të ashpër ndaj migracionit./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.