☁️
Tiranë 21°C · Vranët 12 Nëntor 2026
S&P 500 7,596 ▼0.31%
DOW 52,477 ▼0.02%
NASDAQ 25,312 ▼0.6%
NAFTA 87.22 ▲0.8%
ARI 3,862 ▼3.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
₿ CRYPTO
BTC $71,332 ▼ -3.84% ETH $1,996 ▼ -4.08% XRP $1.0195 ▼ -5.15% SOL $80.9200 ▼ -4.77%
S&P 500 7,596 ▼0.31 % DOW 52,477 ▼0.02 % NASDAQ 25,312 ▼0.6 % NAFTA 87.22 ▲0.8 % ARI 3,862 ▼3.46 % S&P 500 7,596 ▼0.31 % DOW 52,477 ▼0.02 % NASDAQ 25,312 ▼0.6 % NAFTA 87.22 ▲0.8 % ARI 3,862 ▼3.46 %
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
12 Nën 2026
Breaking
Kronika

Këshilli Bashkiak i Durrësit miraton mes debatesh të forta ndryshimet në vlerën e shpronësimit të pronave në zonën e &#

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar me 30 vota pro dhe 9 kundër ndryshimet në vlerën e shpronësimit të pronave private që preken nga projekti për ndërtimin dhe zgjerimin e rrugës që lidh zonën e Currilave me rrugën “Aleksandër Goga”.

Vendimi parashikon rritjen e fondit të përgjithshëm të shpronësimit nga rreth 249.7 milionë lekë në 268.7 milionë lekë, si dhe përditësimin e listës së pronave dhe planimetrisë së pasurive që preken nga projekti, raporton Top Channel.

Kundër këtij vendimi votuan këshilltarët e opozitës, të cilët kundërshtuan llogaritjen e vlerës së pronave, që është larg vlerës së tregut. Sipas tyre, zona e prekur është trajtuar si tokë ullishte dhe arë dhe vlerësimi është bërë duke iu referuar hartës së vlerës së tokës, të miratuar me VKM-në nr. 89 të vitit 2016.

Opozita kundërshtoi faktin që për përcaktimin e çmimit të shpronësimit, është marrë si referencë zona më e afërt, ajo e fshatit Vrinë, ku çmimi i referencës për tokën arë është mjaft i ulët dhe larg vlerës së tregut për lagjen ku kalon rruga.

Sipas këshilltarëve demokratë, mjekes Edlira Harizi dhe urbanistit Ardian Muka, ky vlerësim nuk pasqyron realisht karakterin dhe vlerën e pronave në një zonë urbane të Durrësit, brenda vijës së verdhë, duke sjellë një kompensim të ulët për banorët që preken nga projekti, të cilëve u lihet si zgjidhje vetëm rruga gjyqësore.

Nga ana tjetër, këshilltarët e shumicës mbështetën projektvendimin, duke argumentuar se vlerësimi i pronave është kryer në përputhje me bazën ligjore në fuqi dhe se administrata ka zbatuar metodologjinë e parashikuar nga aktet ligjore dhe nënligjore për shpronësimet.

Me miratimin e këtij vendimi, fondi i shpronësimit pëson një rritje prej afro 19 milionë lekësh nga vendimi i mëparshëm i tetorit, ndërsa lista e pronave të prekura dhe planimetria përkatëse zëvendësohen me dokumentacionin e përditësuar. Shpronësimi në Durrës do bëhet me vlerën e tokës në fshat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.