🌫️
Tiranë 8°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.65 ▲0.58%
ARI 3,932 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $77,025 ▼ -0.15% ETH $2,267 ▲ +0.36% XRP $1.2586 ▲ +0.61% SOL $92.1700 ▼ -0.27%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.65 ▲0.58 % ARI 3,932 ▼0.21 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.65 ▲0.58 % ARI 3,932 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Bota

ITALI – Mijëra turistë të prekur nga tymi i Etnas

ROMË, 11 gusht /ATSH-DPA/ – Mijëra pushues mbetën të bllokuar sot në ishullin italian të Siçilisë, ndërsa mali Etna vazhdoi të nxjerrë re hiri pas një shpërthimi javën e kaluar.

Më pak aeroplanë arritën të ngriheshin dhe të uleshin në aeroportin më të madh të ishullit në Katania, në jug të malit Etna.

Vetëm një aeroplan arriti të ngrihej në një fluturim vendas sot, ndërsa të gjitha uljet u pezulluan deri në mbrëmje.

Vullkani më aktiv i Evropës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe shkëmbinjsh të nxehtë që nga e premtja. Sipas Institutit Kombëtar Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), rrjedha të trasha lave po dalin nga dy erëra në lartësi prej 2 360 dhe 2 750 metrash.

Gjatë natës, një erë e re u hap në një lartësi prej rreth 1 900 metrash.

Duke u ngritur në më shumë se 3 300 metra mbi nivelin e detit, mali Etna monitorohet nga afër për shkak të shpërthimeve të tij të shpeshta.

Trafiku ajror është ndërprerë për të pestën ditë në sezonin e pikut, me autoritetet e aviacionit që marrin vendime për lëvizjet e fluturimeve me një njoftim të shkurtër.

Aeroporti i Catanias është aktualisht nën nivelin më të lartë të paralajmërimit të kuq.

Pasagjerët po përpiqen të kalojnë në aeroportin e Palermos. Rreth 30 000 njerëz janë aktualisht të prekur.

Shumë turistë në Siçili kanë qenë të detyruar të zgjasin qëndrimet e tyre, me akomodimin në ishull të rezervuar plotësisht.

Disa po flenë në aeroport.

Motorët e aeroplanëve të shumtë të parkuar në pistë në Catania duhet të mbrohen dhe pistat të pastrohen vazhdimisht.

Më shumë se 12 milionë pasagjerë kalojnë nëpër Aeroportin e Catanias çdo vit./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.