Bota

ITALI – Numri i viktimave nga COVID-19 tejkalon Kinën, Lombardia rajoni më i goditur

Numri i viktimave në Itali nga koronavirusi është rritur në 3 405, duke tejkaluar 3 245 viktimat e raportuara në Kinë.

Agjencia italiane e Mbrojtjes Civile njoftoi se shifra u rrit me 14,3% nga e mërkura, duke raportuar gjithashtu një rritje prej 14,9% në numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Numri i të shëruarve u rrit me 10,3% në 4 440, ndërsa numri i pacientëve nën kujdes intensiv u rrit me 10,7%, në 2 498.

Lombardia, që rrethon Milanon,mbetet rajoni më i goditur nga koronavirusi, me rreth 20 000 raste dhe 2 168 viktima. Lazio, rajoni që përfshin Romën, raportoi 823 raste dhe 38 viktima.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button