Bota

ITALI – Pasaporta e Gjelbër e detyrueshme në shkolla

Deri më 31 dhjetor 2021, përfundimi i gjendjes së jashtëzakonshme, për të mbrojtur shëndetin publik, kushdo që hyn në të gjitha strukturat e institucioneve arsimore, edukuese dhe trajnuese, duhet të zotërojë dhe paraqesë pasaportën e gjelbër COVID-19, sipas një projekdekreti të miratuar sot në Këshillin e Ministrave.

“Detyrimi për të paraqitur Pasaportën e Gjelbër vlen për këdo që hyn në një shkollë, por nuk ka të bëjë me ata që përjashtohen nga vaksinimi”, lexohet në projektdekret.

Kjo vlen edhe për universitetet.

Kontrollet janë përgjegjësi e administratorëve të shkollave dhe, në rastin e personelit jashtëshkollor, edhe për punëdhënësit e tyre përkatës.

Personeli që punon në shkolla, universitete, që do të gjenden pas kontrolleve pa pasaportën e gjelbër do të dënohet me gjoba që variojnë nga 400 në 1 000 euro, parashikon projektdekreti i miratuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button