⛅
Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 24 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.74%
DOW 49,876 ▲0.57%
NASDAQ 23,630 ▼1.91%
NAFTA 80.71 ▲0.67%
ARI 3,564 ▼2.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
₿ CRYPTO
BTC $59,564 ▼ -3.75% ETH $1,674 ▼ -5.11% XRP $0.9149 ▼ -5.59% SOL $69.3400 ▼ -6.69%
S&P 500 7,183 ▼0.74 % DOW 49,876 ▲0.57 % NASDAQ 23,630 ▼1.91 % NAFTA 80.71 ▲0.67 % ARI 3,564 ▼2.4 % S&P 500 7,183 ▼0.74 % DOW 49,876 ▲0.57 % NASDAQ 23,630 ▼1.91 % NAFTA 80.71 ▲0.67 % ARI 3,564 ▼2.4 %
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
24 Nën 2026
Breaking
Bota

KINË – Xi Jinping nis spastrimet politike, nën hetim sekretari i Partisë Komuniste në Shangai

– Presidenti kinez, Xi Jinping, ka zgjeruar fushatën kundër korrupsionit brenda strukturave të larta të Partisë Komuniste, pasi autoritetet kanë nisur një hetim ndaj Chen Jining, sekretarit të Partisë Komuniste në Shangai dhe një prej figurave të rëndësishme të udhëheqjes politike kineze, raportoi “Reuters“.

Chen, 62 vjeç, i cili është gjithashtu anëtar i Byrosë Politike të Partisë Komuniste, organit kryesor drejtues të partisë, po hetohet për dyshime mbi shkelje të rënda të disiplinës dhe ligjit, njoftoi sot agjencia shtetërore kineze e lajmeve “Hsinhua”.

Hetimi po kryhet nga Komisioni Qendror për Inspektimin e Disiplinës dhe Komisioni Kombëtar i Mbikëqyrjes, institucionet përgjegjëse për luftën kundër korrupsionit dhe shkeljeve brenda administratës shtetërore dhe Partisë Komuniste.

Njoftimi zyrtar nuk dha hollësi mbi shkeljet për të cilat dyshohet Chen dhe as mbi natyrën e veprimeve, që kanë çuar në nisjen e hetimit.

Rasti i tij konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm në fushatën e gjatë kundër korrupsionit të presidentit Xi Jinping, e cila gjatë viteve të fundit, ka prekur zyrtarë të lartë të administratës civile, drejtues të provincave dhe figura të rëndësishme të ushtrisë kineze.

Chen është zyrtari i katërt anëtar i Byrosë Politike, organ me 24 anëtarë, që përballet me hetim ose masa ndëshkuese gjatë mandatit aktual, i cili nisi në vitin 2022.

Ndër figurat e tjera të larta që janë përfshirë në këtë fushatë, janë gjeneralët, Zhang Youxia dhe He Weidong, të cilët kanë mbajtur poste të rëndësishme në Komisionin Qendror Ushtarak, si dhe Ma Xingrui, ish-drejtues i Partisë Komuniste në rajonin e Xinjiangut.

Analistët e konsiderojnë rastin e Chen si tregues se, fushata kundër korrupsionit po shtrihet gjithnjë e më shumë edhe në nivelet më të larta të pushtetit, duke prekur figura që deri vonë, konsideroheshin pjesë e rrethit të rëndësishëm drejtues të vendit.

Chen Jining drejton Partinë Komuniste në Shangai që prej vitit 2022.

Përpara këtij emërimi, ai ka shërbyer si kryetar i Bashkisë së Pekinit dhe ministër i Mbrojtjes së Mjedisit, ndërsa më herët ka qenë president i Universitetit Tsinghua, një prej institucioneve më prestigjioze akademike në Kinë.

Pozicioni i sekretarit të Partisë Komuniste në Shangai, konsiderohet një nga postet më të rëndësishme politike, në nivel rajonal dhe historikisht, ka shërbyer si një trampolinë drejt posteve më të larta të udhëheqjes kineze.

Për këtë arsye, Chen shihej edhe si një kandidat i mundshëm për t’u promovuar në nivelet më të larta të pushtetit.

Sipas analistëve, hetimi ndaj tij përbën një zhvillim të pazakontë, pasi përfshin një tjetër anëtar të Byrosë Politike dhe tregon se fushata e Xi Jinping kundër korrupsionit, nuk po kufizohet vetëm te nivelet e ulëta të administratës.

Në një zhvillim tjetër, autoritetet kineze kanë nisur gjithashtu një hetim ndaj Liu Min, një zyrtare e lartë në Ministrinë e Shkencës dhe Teknologjisë, për dyshime mbi shkelje të rënda të disiplinës së partisë dhe ligjeve kombëtare.

Xi Jinping ka zhvilluar prej më shumë se një dekade, një fushatë të gjerë kundër korrupsionit, e cila ka çuar në largimin dhe ndëshkimin e qindra zyrtarëve të lartë.

Qeveria kineze e paraqet këtë fushatë si një përpjekje për të forcuar disiplinën dhe luftuar abuzimin me pushtetin, ndërsa analistët vënë në dukje se, ajo ka shërbyer gjithashtu për të konsoliduar kontrollin politik të presidentit mbi strukturat e partisë dhe ushtrisë./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.