Itali: Ulet numri i viktimave nga koronavirusi, 525 të vdekur në 24 orë, më e ulëta në 2 javët e fundit
Italia ka pësuar sërish një ulje sa i përket numrit të viktimave në 24 orët e fundit. Sot u shënuan 525 të vdekur nga dje që u shënuan 681 ditën e djeshme. Por shifra 525 është më e ulëta që ka shënuar Italia në dy javët e fundit që prej 19 marsit.
Në total janë 15,887 viktima në Itali prej koronavirusit kurse të prekur ka 128 mijë e 948. Me këtë përditësim të fundit Italia ja ka lënë për herë të parë brenda 24 orëve vendin e dytë Spanjës sa i përket numrit të infektuarve. Pasi kjo e dyta ka 130 mijë të tillë kurse Italia tashmë shënon 2 mijë më pak.
Por Italia sërish mban kryesimin sa i përket numrit të viktimave nga COVID-19. Por shpresa ka dhe për numrin e viktimave pasi sot Italia shënoi 3 mijë e 997 raste të reja kur kujtojmë se vetëm javën e kaluar shënonte dyfishin, 7-8 mijë të infektuar në ditë.