Bota
ITALI – Vdes nga COVID-19 arkitekti i njohur 92-vjeçar Vittorio Gregotti
Arkitekti i famshëm italian Vittorio Gregotti, që njihet sidomos për krijimin e qendrës kulturore të Belemit (Portugali) ose për “Grand Théâtre” në provincën Aix-en-Provence, vdiq sot në moshën 92-vjeçare, në Milano, për shkak të pneumonisë së lidhur me koronavirusin e ri, njoftoi media italiane.
Gregotti ishte shtruar në një spital në Milano pasi ishte infektuar me COVID-19.
Sipas “Corriere della Sera”, edhe bashkëshortja, Mariana Mazza, është shtruar në të njëjtin spital..