Italia dhe Austria vlerësojnë qeverinë shqiptare për reformat
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i jashtëm, Ditmir Bushati kanë zhvilluar ne Bruksel një mëngjes pune me 15 ministra të shteteve anëtare të Bashkimit Europian.
Paolo Gentiloni, ministri i Jashtëm i Italisë dhe Sebastian Kurz, ministri i Jashtëm Austriak, dy ndër iniciatorët e takimit të zhvilluar sot në Bruksel, “Miqtë e Shqipërisë”, kanë vlerësuar reformat e qeverisë shqiptare.
Ministri i Jashtëm italian Paolo Gentiloni, deklaroi se “qëllimi është që në dhjetor të kemi një vendim të Këshilli i Europian për të hapur negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”.
Ai theksoi se në Shqipëri janë bërë shumë reforma dhe shumë progres
Ndërsa kryediplomati austriak Sebastian Kurz theksoi se Shqipëria ka luajtur një pozitiv në rajon.
“I jemi mirënjohës Shqipërisë për rolin pozitiv dhe konstruktiv që po luan në rajon. Kjo nuk është e rëndësishme vetëm për Shqipërinë dhe rajonin, por edhe për të gjithë ne”, tha Kurz