🌫️
Tiranë 20°C · Mjegull 12 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,171 ▼ -0.31% ETH $2,523 ▼ -0.61% XRP $1.3646 ▼ -0.1% SOL $101.4100 ▼ -1.46%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
12 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Italia, gati të ndihmojë financiarisht për linjën hekurudhore Tiranë -Rinas- Durrës

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, zhvilloi një takim me ambasadorin e Italisë në Tiranë Alberto Cutillo. Ministri Dervishaj vlerësoi vendimin e parlamentit dhe të qeverisë italiane, për heqjen e taksës “fikse” dhe atë të “qarkullimit”, duke lehtësuar transportuesit e mallrave ndërkombëtare shqiptarë, por edhe duke i dhënë një shtysë rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe industrisë fason.

Ministri Dervishaj i kërkoi Ambasadorit Cutillo, zbatimin e plotë të dekretit të heqjes së taksës “fikse”, në gjithë pikat doganore italiane, pasi ka shqetësime nga “Shoqata e Transportuesve”, se në Portin e Barit dhe atë të Brindisit, masa nuk po aplikohet.

Nga ana e tij ambasadori Cutillo, tha se ky shqetësim do të marrë zgjidhje brënda pak ditëve, kur dekreti për taksën “fikse”, të publikohet në fletoren zyrtare bashkë me disa akte nënligjore.

Në takim u diskutua edhe për rritjen e bashkëpunimin për zhvillimin e Transportit Detar dhe potencialin e madh që mund të luajë ky sektor, në ekonominë e vendit. Transporti hekurudhor ishte një tjetër pikë e diskutimit, ku zoti Cutillo shprehu gadishmërinë e dhënies së asistencës teknike dhe financiare nga pala italiane.

Ministri Dervishaj dhe Ambasadori Cutillo, u ndalen edhe te Procesi i Berlinit, duke e vlerësuar si një nismë të rëndësishme për zhvillimin e rajonit të Ballkanit. Ambasadori Cutillo, tha se pala italiane mirëpret projekte konkrete në fushën e Transportit dhe Infrastrukturës, për ti diskutuar edhe në samitin e Romës që do të mbahet në Qershor 2017.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.