Italia gjithmonë e më multietnike! Tetë “axurrë” të gjeneratës së dytë kundër modelit të Francës
Herën e fundit që Italia udhëtonte drejt Parisit, – më 6 shtator të dy viteve më parë, – ishin 4 lojtarët italianë të Luciano Spalletti-t, por me origjinë kulturore, etnike, apo kombëtare tjetër: Destiny Udogie, Caleb Okoli, Moise Kean dhe Mateo Retegui.
Dy sezone më pas, një kombëtare në kërkim të së ardhmes, shkon drejt Parisit me një version kurrë më parë kaq multietnik. Nga 4 kalon në 8 për ndeshjen e radhës me Francën, që në lidhje me këtë çështje ishte e para që e ndoqi këtë rrugë dhe vazhdon ta ndjekë.
Trajneri Roberto Mancini ka detyrën të forcojë linjën, që Spalletti dhe Baldini i dhanë substancë dhe formë me praninë e “axurrëve” të gjeneratës së dytë. Honest Ahanor, Issa Doumbia, Michael Kayode, Mohamed Zoma, Samuele Inacio, Moise Kean, Edy Kouadio dhe Alessandro Romano bëjnë pjesë në grupin e Italisë. Në qershor trajneri i përkohshëm Baldini u besoi edhe emrave, si Ndour, Mane, Ekhator, Koleosho, Fini e Chiarodia.
Zinedine Zidane, në ndeshjen e parë në shtëpi si trajner i Francës, kërkon shkëputjen në krye të grupit në Nations League. Ai e pret këtë ndeshje me vetëm 4 lojtarë të lindur në Francë me prindër francezë: Rabiot, Lepaul, Lacroix dhe Butez. Sepse 19 të tjerët janë me origjinë afrikane, plus Da Cunha me origjinë portugeze.
Modeli francez ka lindur pas goditje së madhe të 1993-shit. Humbja me Bullgarinë i kushtoi Francës Botërorin e SHBA-ve verën pasardhëse. Dhe bëhej fjalë për mungesën e dytë radhazi në Kupën e Botës. Trajneri Aime Jacquet mori drejtimin e Francës me një mision të qartë: të përgatiste një skuadër kompetitive për Botërorin e 1998-ës, që zhvillohej pikërisht në Francë.
Loja iu besua franko-algjerianit Zinedine Zidane. Lilian Thuram, i lindur në Guadalupe, ishulli karaibik francez, mori drejtimin e mbrojtjes, bashkë me Marcell Desailly me origjinë ganeze. Hapësirë mori edhe Patrick Vieira, i lindur në Senegal, kurse Christian Karembeu tregoi personalitetin e tij. Youri Djorkaeff, me origjinë armene, dha sinjale inkurajuese.
Në Europianin e 1996-ës Franca arriti në gjysmëfinale, dy vjet më pas fitoi Kupën e Botës, duke mundur në finale Brazilin e Ronaldos. Modeli i Francës është ai që qershorin e kaluar në Botërorin me 48 skuadra iu prezantua botës me 17 lojtarë të gjenratës së dytë në ekip.
Italia doli jashtë rruge me Belgjikën dhe u ringrit në Turqi me atë fitore me “poker”. Tani vjen sfida me Francën, kryqëzimi më i vështirë i këtij edicioni të 5-të të Nations League. Në “Sant Denis” Italia mund të qëndrojë më këmbë. Kombëtarja italiane më multietnike në histori nuk ka frikë të shohë në sy Dembelé me shokë.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.