☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 01 Tetor 2026
S&P 500 7,652 ▼0.25%
DOW 50,906 ▼0.86%
NASDAQ 26,861 ▲0.24%
NAFTA 92.49 ▲2.29%
ARI 4,188 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
₿ CRYPTO
BTC $83,809 ▲ +0.24% ETH $2,696 ▲ +0.19% XRP $1.4915 ▼ -1.35% SOL $117.9700 ▼ -1.2%
S&P 500 7,652 ▼0.25 % DOW 50,906 ▼0.86 % NASDAQ 26,861 ▲0.24 % NAFTA 92.49 ▲2.29 % ARI 4,188 ▲0.04 % S&P 500 7,652 ▼0.25 % DOW 50,906 ▼0.86 % NASDAQ 26,861 ▲0.24 % NAFTA 92.49 ▲2.29 % ARI 4,188 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
01 Tet 2026
Breaking
Kosova

PDK largohet nga Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së, kërkon procedimin e Ligjit për Specialen

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës janë larguar sot nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), menjëherë pas konstituimit të tij, duke kërkuar që në Kuvend të procedohet sa më parë plotësim-ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, siç njofton KosovaPress.

Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi, deklaroi se konstituimi i institucioneve është i rëndësishëm, por “prioritet mbi prioritetet” është Ligji për Dhomat e Specializuara. “Natyrisht si Parti Demokratike e Kosovës konsiderojmë që konstituimi i institucioneve është shumë i rëndësishëm, prandaj edhe ishim aty. Mirëpo jemi larguar nga ky takim pas konstituimit për shkak se për momentin për Republikën e Kosovës nuk ka ndonjë prioritet më të madh se sa procedimi i plotësim-ndryshimit të Ligjit për Specialen”, tha ajo.

Edhe deputeti i PDK-së, Rrahman Rama, e quajti ligjin “prioritet mbi prioritetet”. “Për neve si parti është prioritet mbi prioritetet ligji. Dhe ne nuk do të marrim pjesë në asnjë komision pa u kry ky ligj”, deklaroi Rama, duke shtuar se nëpër komisione të ndryshme të Kuvendit kanë ardhur shumë ligje, por prioriteti numër një, sipas tij, mbetet Ligji për Dhomat e Specializuara.

Nga ana tjetër, kryetari i komisionit, Bekë Berisha, u bëri thirrje deputetëve të kontribuojnë në tejkalimin e ngërçit institucional, siç raporton Klan Kosova. “Kisha lut gjithë deputetët ta japin kontributin e vet që ne të stabilizohemi e të kemi komisione të rregullta e parlament”, tha ai, duke vënë në dukje se afati për zgjedhjen e presidentit skadon më 6 tetor dhe se vendi rrezikon të shkojë sërish në zgjedhje.

Tërheqja e PDK-së nga Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së vjen në vazhdën e bojkotit të shpallur të mbledhjeve të komisioneve parlamentare nga PDK-ja dhe AAK-ja, derisa të procedohet në Kuvend projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.