Bota

OJQ: Më shumë se 210 000 të vdekur nga konflikti në katër vjet

Lufta në Siri ka shkaktuar 10 000 të vdekur këto dy muajt e fundit duke e çuar bilancin e konfliktit në më shumë se 210 000 të vdekur në rreth katër vjet, njoftoi sot Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

Bombing in Aleppo University“Ne kemi numëruar që prej muajit mars 2011 vdekjen e 210 060 personave, 10 000 prej të cilëve gjatë muajve dhjetor dhe janar 2015″, konfirmoi OJQ-ja, që mbështetet në një rrjet të gjerë militantësh dhe mjekësh në mbarë vendin.

Sipas drejtorit, Rami Abdel Rahmane numri i të vdekurve në radhët e civilëve është rritur në 65 146, prej të cilëve 10 664 fëmijë.

Mes luftëtarëve anti-regjimit të vdekur, 38 325 janë rebelë sirianë dhe 24 989 janë xhihadistë, sipas bilancit të OSDH-së.

Në radhët e forcave të pro-regjimit, OJQ-ja numëron 45 385 ushtarë të vdekur, 29 943 milicë të Forcave të Mbrojtjes Kombëtare, 640 anëtarë të Hezbollahut shiit libanez dhe 2 502 milicë shiitë të ardhur nga vende të tjera. Përveç të tjerave ka 3 130 trupa të paidentifikuar.

”Bilancia është më i lartë se 210 000 të vdekurit e numëruar për shkak të numrit të madh të të zhdukurve”, deklaroi Rami Abdel Rahmane.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button