☁️
Tiranë 13°C · Vranët 17 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
₿ CRYPTO
BTC $78,083 ▼ -0.96% ETH $2,184 ▼ -1.61% XRP $1.4171 ▼ -0.27% SOL $86.8900 ▼ -1.61%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
17 May 2026
Breaking
Politika

Prishtinë, Meta ul palët për dialog; ndërmjetëson kapërcimin e krizës politike

aaaKryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta vlerëson se ka arritur t’i bindë liderët e partive opozitare që të ulen në tryezë dhe të dialogojnë me përfaqësuesit e Kuvendit dhe të Qeverisë për gjetjen e një zgjidhje për dalje nga kriza politike. Gjatë qëndrimit të tij prej 24 orëve në Prishtinë, kryeparlamentari shqiptar i shoqëruar nga ambasadori Qemajl Minxhozi takoi kreun e Kuvendit Kadri Veseli, tre lideret e subjekteve politike opozitare  si dhe Presidenten  e Kosovës  Atifete Jahjaga.

Pas përfundimit të takimeve, Meta tha në një intervistë për Top Channel se është i kënaqur që palët janë pajtuar që të rivendosin dialogun, të cilin sipas Metës është vendosur ta ndërmjetësoj presidentja Atifete Jahjaga. “Përmes presidentes Jahjaga ky proces do të lehtësohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Do të prodhojë rezultate të qëndrueshme dhe të pranueshme nga të gjithë”, tha Meta për Top Channel.

Meta tha se dialogu mes palëve do të nisë shumë shpejt, dhe ai pret marrëveshje parimore në kuadër të Kushtetutës së Kosovës.   “Mund të them se shoh një disponim pozitiv të gjithë faktorëve për të ecur drejt rivendosjes së një dialogu të qëndrueshëm, demokratik dhe gjithëpërfshirës, i cili do të ndihmojë për të kapërcyer mosmarrëveshjet aktuale në një rrugë sa më parimore, kushtetuese dhe institucionale”, u shpreh kreu i Kuvendit të Shqipërisë.

Vullnetin e sajë për të rivendosur dialogun mes liderëve të partive politike e ka konfirmuar edhe vet presidentja Atifete Jahjaga në takim me kryeparlamentarin shqiptar. Përmes një komunikate për media, Jahjaga ka konfirmuar angazhimin e saj për të krijuar kushtet për dialog politik mes koalicionit qeverisës dhe subjekteve politike opozitare.
Ndërsa gjatë ditës edhe lideri i Nismës për Kosovën, pas takimit me kryeparlamentarin Meta ka konfirmuar gatishmërinë e gjetjes së një zgjidhje përmes dialogut.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.