🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,819 ▲ +0.05% ETH $2,236 ▲ +0.32% XRP $1.1617 ▼ -2.32% SOL $89.7400 ▼ -0.46%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Sporti

Italia riniset nga Donnarumma dhe Pio Esposito, shumë emra të rinj në skemën 4-3-3 të Baldinit

Në qershor trajneri i përkohshëm do të provojë një skuadër eksperimentale, me shumë fytyra të reja për miqësoret me Luksemburgun dhe Greqinë.

Për shumë italianë do të jenë dy ndeshje të kota, për shumë lojtarë të rinj një mundësi për të treguar vlerat në kombëtare. Në qershor Italia do të ringrihet nga rrënojat me Silvio Baldinin, trajnerin e U21 që ka marrë përkohësisht detyrën për të drejtuar “axurrët”, në pritje të zhvillimeve të Figc dhe pasuesit të Gattuso-s.

Për dy miqësoret kundër Luksemburgut dhe Greqisë nuk do të jenë big-ët. I vetmi përjashtim është kapiteni Gianluigi Donnarumma. Pastaj shumë fytyra të U21 dhe ndonjë profil i ri, por me eksperiencë në Serie A. Mes tyre janë romanisti Pisilli, Palestra dhe Pio Esposito.

Këta tre lojtarë, sipas “La Gazzetta dello Sport”, duhet të jenë titullarë në skemën 4-3-3 të trajnerit Baldini. Përveç tyre dhe portierit Donnarumma, pritet të ketë hapësirë për Chiarodia (mbrojtës i Borussia M’gladbach), Comuzzo, Bartesaghi, Lipani, Ndour, Fini e Koleosho.

Pritet që të grumbullohen edhe portieri Palmisani, Favasuli që luan në B me Catanzaro, Ahanor, Guarino (Empoli) dhe Kayode për prapavijën. Në vëmendje janë Dagasso (Venezia), Berti (Cesena) dhe Faticanti (Juve Next Gen, Serie C) për mesfushën. Për sulmin mendohet të thirren Cherubini (Sampdoria), Ekhator, Venturino dhe Cacciamani, aktualisht te Juve Stabia, por në pronësi të Torinos.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.