Arte
Italianët të çmendur pas Dua Lipës
Megjithëse ende nuk ka një numër të madh këngësh, shqiptarja Dua Lipa po mban koncerte të shumta në të gjithë botën. E çuditshme për një këngëtare të re, por radha e publikut për të marrë pjesë në koncertet e saj është shumë e gjatë, shkruan GazetaExpress.
Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi nga Italia ku shihet afër një numri të madh të njerëzve që janë të interesuar për foto dhe autografe të këngëtares. Dua është shprehur e lumtur për suportin e publikut italian.
Duhet thene se kete vit Dua Lipa ka qene e ftuar ne median italiane. Më 10 prill, ishte e ftuar edhe në emisionin televiziv Che tempo che fa në RAI 3, me këngën e saj më të famshme Be the One që ka dalë në tetor të vitit 2015.