☁️
Tiranë 14°C · Vranët 09 Nëntor 2026
S&P 500 7,518 ▲1.91%
DOW 52,104 ▲1.6%
NASDAQ 25,172 ▲2.41%
NAFTA 87.64 ▼3.51%
ARI 4,126 ▲1.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
₿ CRYPTO
BTC $75,385 ▼ -0.92% ETH $2,142 ▼ -4.46% XRP $1.1100 ▼ -4.08% SOL $87.7100 ▼ -2.22%
S&P 500 7,518 ▲1.91 % DOW 52,104 ▲1.6 % NASDAQ 25,172 ▲2.41 % NAFTA 87.64 ▼3.51 % ARI 4,126 ▲1.26 % S&P 500 7,518 ▲1.91 % DOW 52,104 ▲1.6 % NASDAQ 25,172 ▲2.41 % NAFTA 87.64 ▼3.51 % ARI 4,126 ▲1.26 %
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
09 Nën 2026
Breaking
Kombetarja

Ivan Balliu mbyll pas nëntë vitesh rrugëtimin me Kombëtaren me një mesazh emocionues

Pas nëntë vitesh, Ivan Balliu e ka mbyllur karrierën e tij me Kombëtaren shqiptare, raporton Top Channel.

Mbrojtësi kuqezi e bëri të ditur tërheqjen përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ndau një mesazh emocionues për atë që ka nënkuptuar për të veshja e fanellës kuqezi.

Në mesazhin e tij, Balliu e përshkroi rrugëtimin si një nga kapitujt më domethënës të jetës së tij dhe tha se Kombëtarja u bë familja e tij e dytë, ndërsa përfaqësimi i Shqipërisë ka qenë gjithmonë një nga nderet më të mëdha të karrierës së tij.

“Nëntë vite më parë, nisa një rrugëtim që do të kthehej në një nga kapitujt më domethënës të jetës sime. Sot, duke parë pas, kuptoj se sa shumë më ka dhënë kjo fanellë. Nëntë vite emocionesh, sakrificash, miqësish dhe kujtimesh të paharrueshme. Kombëtarja u bë familja ime e dytë dhe përfaqësimi i Shqipërisë ka qenë gjithmonë një nga nderet më të mëdha të karrierës sime. Pjesëmarrja në EURO 2024 do të mbetet përgjithmonë një nga momentet për të cilat ndihem më krenar”, shkruante Balliu në mesazhin e tij.

Ai falënderoi shokët e skuadrës, trajnerët dhe stafin që ndanë këtë rrugëtim me të, si dhe tifozët, të cilëve u shprehu mirënjohje për dashurinë, pasionin dhe mbështetjen e pakushtëzuar.

“Një falënderim i përzemërt për të gjithë shokët e skuadrës, trajnerët dhe stafin që ndanë këtë rrugëtim me mua. Dhe për tifozët tanë të jashtëzakonshëm, faleminderit për dashurinë, pasionin dhe mbështetjen tuaj të pakushtëzuar. Ju e bëtë çdo moment edhe më të veçantë. Largohem me zemrën plot mirënjohje dhe krenari, duke e ditur se një pjesë e imja do t’i përkasë gjithmonë kësaj familjeje”, vijoi ai.

Mesazhin e tij, Balliu e mbylli me fjalët: “Nëntë vite në zemrën time. Një privilegj për gjithë jetën. Faleminderit, Shqipëri! Faleminderit, Armand Duka! Përjetë Kuqezi!”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.