Adri Mehmeti, vetëm 17 vjeç, gjen rrjetën në MLS
Talenti 17-vjeçar Adri Mehmeti, i cili la Shqipërinë për SHBA-në, ka gjetur sërish rrjetën në MLS, raporton Top Channel.
Mehmeti shënoi golin e dytë të këtij sezoni në MLS dhe e zhbllokoi rezultatin në minutën e 31-të, pas një topi të kthyer nga portieri, në fitoren e New York Red Bulls 3-0 ndaj Atlanta United, në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt.
Me 9 kontribute të tjera në gola, arritja e tij e fundit e çon në 11 numrin e përgjithshëm të kontributeve në gola për këtë sezon. Gollat e tjerë të takimit u shënuan nga Cowell në minutën e 54-t dhe nga Marshall-Rutty në minutën e 81-të.
Mehmeti po ashtu sapo i është bashkuar kombëtares së SHBA-ve, i ftuar nga trajneri Mauricio Pochettino. Enea Mihaj nuk ishte i disponueshëm për Atlanta United në këtë ndeshje për shkak të një problemi fizik, ndërsa skuadra e Atlantas drejtohet nga Gerardo Martino.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.