🌫️
Tiranë 11°C · Mjegull 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲0%
ARI 4,008 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,476 ▼ -0.06% ETH $2,346 ▲ +0.02% XRP $1.3001 ▲ +0.69% SOL $101.6400 ▲ +0.14%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲0 % ARI 4,008 ▲0 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲0 % ARI 4,008 ▲0 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Bota

Izrael, bën betimin qeveria e udhëhequr nga Benjamin Netanjahu

Udhëheqësi 73 vjeçar, ndaj të cilit janë ngritur akuza për korrupsion, që ai i ka mohuar, është përpjekur të qetësojë publikun rreth shqetësimeve mbi fatin e të drejtave civile dhe diplomacisë që kur koalicioni i tij, i përbërë nga partitë nacionaliste dhe fetare, fitoi shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare të 1 nëntorit.

Qeveria e re e e zotit Netanyahu, është më fetarja dhe më konservatorja në historinë e Izraelit – përbëhet nga parti ultra-ortodokse dhe një fraksion fetar ultranacionalist i ekstremit të djathtë.

Pjesë e koalicionit janë Zionizmi Fetar dhe Pushteti Hebraik, të cilat janë kundër krijimit të një shteti palestinez.

Udhëheqësit e këtyre partive, të cilët kanë jetuar në vendbanimet izraelite në territoret e pushtuara të Bregut Perëndimor, në të kaluarën kanë kritikuar edhe sistemin e izraelit të drejtësisë, pakicën arabe dhe kanë folur kundër të drejtave për komunitetin LGBT.

Zoti Netanjahu vazhdimisht ka premtuar se ai do të nxisë tolerancën dhe do të punojë për arritjen e paqes. Ai tha në parlament se “përfundimi i konfliktit izraelito-arab” është përparësia e tij kryesore, së bashku me frenimin e programit bërthamor të Iranit, dhe zgjerimin e aftësive të ushtrisë së Izraelit.

Kundërshtarët i priten komentet e tij me thirrjet “i dobët, i dobët”. Ata thonë se zoti Netanjahu ka bërë marrëveshje me kosto të lartë për të siguruar partnerë të rinj qeveritar pasi partitë e qendrës e bojkotuan atë për shkak të problemeve të tij ligjore.

Për palestinezët, rreshtimi i Netanjahut me partitë ekstreme ka krijuar një pasqyrë më të errët për të ardhmen tashmë jo të mirë, me aktet e dhunës në rritje dhe zgjerimin e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor, pjesë e territorit, ku ata shpresojnë të ndërtojnë shtetin e tyre.

1 Koment

  • Andis 30 Dhjetor 2022, 07:04

    Sikur te nderrojeshin qeverite ne Shqiperi ashtu sic nderrohen qeverite ne Israel

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.