🌦️
Tiranë 17°C · Rrebesh i lehtë 18 Nëntor 2026
S&P 500 7,341 ▼1.03%
DOW 50,759 ▼1.64%
NASDAQ 24,328 ▼0.74%
NAFTA 82.61 ▼2.41%
ARI 3,768 ▼2.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
₿ CRYPTO
BTC $64,641 ▲ +0.49% ETH $1,810 ▼ -0.57% XRP $0.9982 ▲ +4.21% SOL $74.6400 ▲ +3.09%
S&P 500 7,341 ▼1.03 % DOW 50,759 ▼1.64 % NASDAQ 24,328 ▼0.74 % NAFTA 82.61 ▼2.41 % ARI 3,768 ▼2.49 % S&P 500 7,341 ▼1.03 % DOW 50,759 ▼1.64 % NASDAQ 24,328 ▼0.74 % NAFTA 82.61 ▼2.41 % ARI 3,768 ▼2.49 %
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
18 Nën 2026
Breaking
Bota

IZRAEL – Knesset zgjedh Matan Kahanan kryetar të ri të Parlamentit

– Parlamenti i Izraelit, Knesset, zgjodhi deputetin e partisë “Yashar”, Matan Kahana, në postin e kryetarit të ri, me 66 vota pro dhe 52 kundër, duke zëvendësuar deputetin e partisë “Likud”, Amir Ohana.

Zgjedhja u bë pas më shumë se gjashtë orësh përpjekjesh, për të vonuar procesin nga deputetët e kampit politik të kryeministrit, Benjamin Netanyahu.

Kahana mposhti kandidatin e “Likud”, Ofir Katz duke siguruar mbështetjen e katër partive të bllokut të drejtuar nga Gadi Eisenkot, kreu i partisë “Yashar”, si dhe të dy forcave politike me shumicë arabe, “Ra’am” dhe “Lista e Përbashkët”.

Për zgjedhjen e kryetarit kërkohet shumica e thjeshtë e votave të vlefshme.

Rezultati përbën një fitore të rëndësishme për kampin e Eisenkot, i cili synon të marrë kontrollin e institucioneve parlamentare dhe të zëvendësojë qeverinë e Netanyahut.

Kryetari i Knesset-it ka një rol të rëndësishëm në përcaktimin e agjendës parlamentare, pasi ndikon në rendin e shqyrtimit të projektligjeve dhe zhvillimin e debateve e votimeve.

Me marrjen e këtij posti, blloku i Eisenkot pritet të ketë më shumë mundësi, për të çuar përpara nisma të tij ligjore, përfshirë ndryshimet në ligjet që lidhen me reformën në sistemin gjyqësor, të miratuara gjatë qeverisjes së mëparshme të Netanyahut. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.