⛅
Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▲0.56%
DOW 52,376 ▲0.03%
NASDAQ 26,462 ▲1.12%
NAFTA 100.08 ▼1.65%
ARI 4,072 ▲0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,769 ▲ +0.6% ETH $2,353 ▲ +1.22% XRP $1.3222 ▲ +1.93% SOL $101.1600 ▼ -0.22%
S&P 500 7,720 ▲0.56 % DOW 52,376 ▲0.03 % NASDAQ 26,462 ▲1.12 % NAFTA 100.08 ▼1.65 % ARI 4,072 ▲0.84 % S&P 500 7,720 ▲0.56 % DOW 52,376 ▲0.03 % NASDAQ 26,462 ▲1.12 % NAFTA 100.08 ▼1.65 % ARI 4,072 ▲0.84 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Bota

IZRAEL – Netanyahu akuzon partitë arabe për “vjedhje” të zgjedhjeve, arrestohen tre zyrtarë të “Ra’am”

JERUSALEM, 27 tetor /ATSH-AFP/- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu kritikoi sot partitë arabe, duke i akuzuar se po përpiqen t’i “vjedhin” zgjedhjet, pas raportimeve për arrestimin e tre personave, të dyshuar për përpjekje për të blerë vota në favor të partisë arabe “Ra’am”.

Partia i cilësoi akuzat si të pavërteta dhe tha se ato synojnë të rrisin pjesëmarrjen e votuesve të djathtë.

Netanyahu, i cili gjatë fushatës ka paralajmëruar vazhdimisht për rrezikun që, sipas tij, paraqesin partitë arabe për të ardhmen e Izraelit, tha se tre zyrtarë të lartë të partisë “Ra’am” ishin arrestuar në jug të vendit, pasi mbanin zarfe me para në dorë.

“Ne nuk mund ta lëmë këtë betejë në duart e së majtës dhe të partive arabe, që duan t’i japin fund shtetit hebre”, deklaroi Netanyahu, duke u bërë thirrje mbështetësve të tij të shkonin të votonin për partinë e tij, “Likud”.

“Mos shkoni në plazh, mos organizoni dreka me skarë, por shkoni në qendrat e votimit dhe votoni “Likud”, u shpreh ai.

Tre persona të arrestuar nën dyshimin për blerje votash

Policia izraelite njoftoi se tre burra nga komunitetet beduine, në jug të vendit ishin arrestuar gjatë natës, nën dyshimin se ishin përfshirë në një skemë, ku u ofronin para votuesve në këmbim të votës së tyre për partinë “Ra’am”.

Sipas policisë, gjatë kontrolleve në banesat e të dyshuarve, u gjetën zarfe me shuma të konsiderueshme parash në monedhën vendase, sikeli izraelit.

Autoritetet bënë të ditur se të arrestuarit do të paraqiten para një gjyqtari, për shqyrtimin e vazhdimit të qëndrimit të tyre në paraburgim.

Arrestimet lidhen me dyshime për blerje votash dhe nuk përbëjnë, në vetvete, provë se zgjedhjet janë manipuluar në shkallë të gjerë.

Partia “Ra’am” kundërshton akuzat

Partia “Ra’am”, e drejtuar nga Mansour Abbas, i dënoi arrestimet, duke i cilësuar si një përpjekje për të penguar partinë dhe për të ulur pjesëmarrjen e votuesve arabë.

Pjesëmarrja e lartë në zgjedhje shton tensionet

Deklaratat e Netanyahut erdhën në një ditë kur Izraeli po zhvillonte zgjedhjet parlamentare, me një pjesëmarrje të lartë të votuesve.

Kryeministri paralajmëroi se pjesëmarrja e lartë e votuesve arabë dhe e mbështetësve të së majtës, mund të rrezikonte fitoren e kampit të tij politik.

Ai u bëri thirrje mbështetësve të “Likud” të shkonin në votime, duke pretenduar se e ardhmja e shtetit hebre ishte në rrezik.

Ndërkohë, partia opozitare “Yashar”, e drejtuar nga Gadi Eisenkot, akuzoi Netanyahun se po përpiqej të minonte besimin te procesi zgjedhor dhe të krijonte paraprakisht, një justifikim për të kundërshtuar rezultatin.

Autoritetet zgjedhore izraelite deklaruan se nuk kishin gjetur prova për manipulim të organizuar të fletëve të votimit, ndërsa raportimet për parregullsi individuale po shqyrtoheshin nga autoritetet. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.