FRANCË – Zbehen protestat në shkolla, vetëm 41 institucione mbeten të bllokuara
PARIS, 2 nëntor /ATSH-AFP/ – Numri i nxënësve që po marrin pjesë në bllokimin e shkollave në Francë ka rënë ndjeshëm, pas disa javësh protestash, njoftoi sot Ministria e Arsimit.
Sipas ministrisë, në tri të katërtat e zonave administrative të vendit nuk është raportuar asnjë pengesë në zhvillimin e mësimit.
Vetëm 1% e shkollave të mesme, gjithsej 41 institucione, u bllokuan ditën e parë pas pushimeve të ndërmjetme të semestrit.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se protestat në Francë kanë përfunduar.
Për fundjavën janë paralajmëruar demonstrata të tjera nga lëvizja e njohur si “Jelekë Verdhët”.
Franca do të përballet gjithashtu të enjten me një ditë grevash.
Kohët e fundit, protestave të nxënësve dhe studentëve u janë bashkuar edhe grupe të tjera, përfshirë qytetarë që kundërshtojnë rritjen e kostos së jetesës.
Më 17 tetor, në periferi të demonstratave të para të mëdha të përbashkëta shpërthyen trazira dhe pati plaçkitje dyqanesh, duke shkaktuar shqetësim në vend.
Pas këtyre ngjarjeve, qeveria ka nisur bisedimet me nxënësit dhe studentët, duke premtuar fonde të reja për riparimin e shkollave të amortizuara dhe punësimin e më shumë mësuesve. /



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.