🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,748 ▼ -1.72% ETH $2,220 ▼ -1.26% XRP $1.3321 ▼ -1.8% SOL $82.5700 ▼ -2.66%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Keshilla

Ja çfarë duhet të dini, nëse sëmureni në avion

Teksa fluturoni për pushimet tuaja këtë verë, gjëja e fundit që u shkon në mendje është të sëmureni në avion. Megjithatë, emergjencat mjekësore në avion janë të përditshme. Ç’trajtim mendoni se do të merrni nëse sëmureni, në një lartësi prej 11 mijë metrash?

Çështja u bë e rëndësishme qëkur Presidenti i “American Express”, 55 vjeç, ndërroi jetë pasi u sëmur në një fluturim, teksa po kthehej në shtëpi, në Nju Jork, javën e kaluar.

Të paktën 44 mijë emergjenca mjekësore ndodhin çdo vit në fluturime, sipas një studimi të vitit 2013 të “The New England Journal of Medicine”. Nëse do të keni një problem me zemrën apo frymëmarrjen në avion, aksesi i ndihmës është i kufizuar, shkruajnë autorët. Fatmirësisht, sëmundjet serioze janë të rralla.

Sëmundjet më të shpeshta në avion janë dobësim, probleme me frymëmarrjen, marrje mendsh apo të vjella. Numri i vdekjeve nuk i kalon 1%, thuhet në studim.

Nëse sëmureni, ekuipazhi do të jetë i pari që do t’ju vijë në ndihmë. Stjuardesat janë trajnuar për emergjenca mjekësore në avionë, kanë ndihmën e parë. Heather Poole, një stjuardesë veterane, që ka punuar në pjesën më të madhe të linjave ajrore të SHBA, thotë se nuk mund të trajtojnë të gjitha llojet e sëmundjeve, por vetëm simptomat.

“Ne nuk mund të diagnostikojmë dikë dhe më pas ta trajtojmë atë. Nëse po u rrjedh gjak, ne ndalojmë gjakun, diçka e tillë”, thotë Pool për NBC News.

A ka doktor në avion?
Kompania FAA kërkoi defibrilatorë dhe ndihmën mjekësore të emergjencës në avionë që kanë më shumë se 30 pasagjerë. Ndihma përfshin ilaçe, si tableta nitroglicerine, që mund të lehtësojnë dhimbjet në gjoks, dhe dextrose për të trajtuar sheqerin e ulët në gjak.

Por këto ilaçe mund të përdoren vetëm nga mjekë profesionistë, prandaj në raste të tilla stjuardesat kërkojnë nëse ka doktor mes pasagjreëve, thotë Poole. Çdoherë asaj i duhet të kujdeset për pasagjerë të sëmurë, dhe ka qenë me fat se ka gjetur mjek apo infermiere në avion që e ka ndihmuar.

Në të vërtetë, doktore, infermiere apo profesionistë të shëndetit, kanë ndihmuar në ¾ e emergjencave mjekësore në avion vijon studimi i “The New England Journal of Medicine”.

“Ka pasur disa raste që kam kërkuar ndihmë për emergjencë mjekësore, nëse ndonjë nga pasagjerët ishte doktor, por nuk më përgjigjej askush. Por unë vazhdojë të kërkoja sërish e sërish. Jo të gjithë ofrohen si vullnetar. Disa herë ata janë ulur në vendin e tyre duke u lutur që dikush tjetër t’i përgjigjet ndihmës. Ja pse unë përpiqem”, thotë Poole.

Por sipas Kolegjit amerikan për mjekët e emergjencës, ka disa arsye që ata refuzojnë. Ofrimi i kujdesit në një kabinë të zhurmshme, mund të jetë ‘e frikshme’. Ndonjëherë emergjencat kërkojnë rikthimin në tokë. Në fluturimet brenda shtetit në SHBA, piloti mund të ulet për 15 minuta nëse është e nevojshme dhe të devijojë fluturimin nëse dikush është i sëmurë seriozisht, thotë Poole. Është tjetër histori në fluturimet ndërkombëtare, ku avioni mund të jetë mbi oqean dhe shumë orë larg aeroportit.

“Nuk është e lehtë t’u buzëqeshësh dhe t’u shërbesh pasagjerëve, pastaj të merresh me një pasagjer pothuajse të vdekur, e të kthehesh sërish tek pasagjerët duke buzëqeshur e duke u shërbyer. Zemra ime rreh si e çmendur pas kësaj”, përfundon Pool.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.