Kosova

Ja formula e Bllokut për të shkuar në vazhdimin e seancës

ja-formula-e-bllokut-p-euml-r-t-euml-shkuar-n-euml-vazhdimin-e-seanc-euml-s_hdBlloku LDK-AAK-NISMA e ka gjetur formulën se si të shkohet në vazhdimin e seancës së Kuvendit të Kosovës dhe si ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por pa i dhënë shansin partisë së Hashim Thaçit që të marrë vota nga deputetët e këtyre partive për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit.

Sipas burimeve të portalit Infokusi.com, formula e Bllokut është që të shkohet në seancë dhe në momentin që PDK-ja ta nominojë kandidatin e saj për kryetar të Kuvendit atëherë në sallë do të mbesin vetëm liderët e bllokut, por jo edhe deputetët e tjerë të këtyre partive pasi qe votimi do të jetë i fshehtë.

Në këtë mënyrë, Blloku do të shmangë zgjedhjen e kandidatit të nominuar nga PDK-ja duke marrë edhe votat nga deputetët e tyre.

Kjo vjen si rezultat i frikës së “blerjes” së deputetëve të tyre nga ana e PDK-së.

“Në këtë formë do të shkohet pasi që edhe liderët e tri partive në koalicion po i frikohen “shitjes” së deputetëve nga radhët e tyre. Pra, të gjithë deputetët e partive në koalicion do të jenë në sallë deri në momentin e fillimit të votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit. Në momentin kur të fillojë procedura e votimit, atëherë në sallë do të mbesin vetëm liderët e Bllokut dhe kështu do t’i pamundësohet partisë së Thaçit që të marrë ndonjë votë nga deputetët e koalicionit LDK-AAK-Nisma”, tha një burim i Inforkusi.com i afërt me zhvillimet brenda bllokut LDK-AAK-NISMA.

“Sipas formulës së Bllokut, Thaçi do të mund të llogarisë vetëm në deputetët e partisë së tij dhe të minoriteteve, por nuk do ta ketë shansin që të marrë edhe ndonjë votë nga deputetët e Bllokut”, ka thënë ky burim i portalit Infokusi.

Sipas tij, në sallë kur të fillon votimi nga grupi parlamentar i Bllokut do të jenë të pranishëm vetëm, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi.

“Me prezencën e tyre në sallë, PDK-së do t’i mundësohet kuorumi duke i llogaritur 37 deputetët e PDK-së, plus 20 të minoriteteve që gjithsej bëhen 57 deputetë, plus 4 të apostrofuarit do ta përbëjnë kuorumin e nevojshëm prej 61 deputetësh për vazhdimin e seancës dhe procedimin në votim për kryetar të kuvendit”, ka bërë të ditur ky burim.

E gjithë kjo është llogaritur edhe nëse, Lëvizja Vetëvendosje do ta lëshojë sallën në momentin kur kryesuesja e kuvendit të fillojë me procedimin e votimit.

Kjo formulë, sipas tij, është bërë që të pa mundësohet dështimi i seancës në mungesë të kuorumit edhe nëse deputetët e VV-së e lëshojnë sallën.

Sipas këtyre përllogarite, PDK-ja nuk do të mund ta zgjedh kryetarin e Kuvendit dhe me automatizëm do t’i mundësohet Bllokut që në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të mund të procedojë me nominimin e kandidatit të saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button